MENU
klinika

"Pasi na kapën, na dërguan…"

I riu që u largua me gomone drejt Britanisë: Kam parë tmerr

11.10.2022 - 10:06

Largimet masive të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe duke përdorur gomone, tashmë janë bërë pamje të zakonshme për t’u parë.

Një prej të rinjve që është larguar drejt Britanisë së Madhe, foli për metodën e përdorur nga shqiptarët për t’u larguar.

Në një intervistë për emisionin “Opninion”, ai tha se kishte bërë 5 orë me gomone dhe gjatë lundrimit në det janë shoqëruar edhe nga policia franceze e cila nuk i ka ndaluar, por thjesht i kanë kontrolluar.

Ai tregoi se pagesa e udhëtimit iu bëhet sekserëve në momentin që kalohen ujërat detare të Francës. Në të kundërt, Allushi tha se nuk paguhet asgjë.

Pyetje: Ke shpresë të marrësh gruan dhe fëmijën?

Andi Allushi: Të them të drejtën kam shpresë, por me gomone jo është shumë e vështirë. Kam parë tmerr me familjarë me fëmijë të vegjël. Kam parë nënë me foshnje, nuk i kishte 1 vjeç fëmija. 8 orë, ka pasur raste ka shkuar edhe nga 12 deri në 13 orë. Kishte lloj-lloj kombësie, afganë, arabë, iranianë, irakenë.

Allushi u shpreh se pasi zbritën në Britani autoritetet i kanë dërguar në hotele të ndryshme personat që ndodheshin në gomone.