MENU
klinika

Mbledhja e KLP

Arens Çela emërohet drejtuesi i ri i Prokurorisë së Tiranës

11.10.2022 - 11:02

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar Arens Çelën në krye të prokurorisë së Tiranës.

Arens Çela merr një mandat 3-vjeçar në krye të prokurorisë së Tiranës.

“Për caktimin e zotit Arens Çela, nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”, thuhet në rendin e ditës së KLP.

KLP është mbledhur sot dhe ka në rendin e ditës disa emërime të tjera në Prokurori.

RENDI I DITES
1. Diskutimi/miratimi i proces-verbalit të Seancës Plenare të datës 29.09.2022.

2. Diskutimi/ miratimi i projekt-aktit për caktimin e përkohshëm të prokurorit Lazër Çardaku, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.

3. Diskutimi/ miratimi i projekt-aktit për caktimin e përkohshëm të prokurores Irena Çunoti, në detyrën e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë.

4. Diskutimi/ miratimi i projekt-aktit për caktimin e përkohshëm të prokurores Elidjana Kasa, në detyrën e prokurores në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

5. Diskutimi/ miratimi i projekt-aktit për caktimin e përkohshëm të prokurorit Moisi Duda në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

6. Diskutimi/ miratimi i projekt-aktit për caktimin e përkohshëm të prokurorit Kledian Llaho në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

7. Diskutimi/ miratimi i projekt-aktit për caktimin e përkohshëm të prokurorit Julian Çafka në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

8. Diskutimi/ miratimi i projekt-aktit për caktimin e përkohshëm të prokurorit Asllan Bajramaj në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet.

9. Diskutim/miratimi i relacionit “Për caktimin e zotit Arens Çela, nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”.

10. Diskutimi/ miratimi i “Raportit për Analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit, të zotit Pali Deçolli.

11. Diskutimi/ miratimi i “Raportit për Analizimin e aftësisë profesionale të subjektit të rivlerësimit, të zonjës Armida Hamiti.

12. Diskutim/miratimi i relacionit “për ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për prokurorin Ilir Hoxha, kandidat për pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë”.

13. Diskutimi/miratimi i Rregullores “Për marrëdhënien e Këshillit të Lartë të Prokurorisë me Mediat”.

14. Diskutim/miratimi i relacionit mbi verifikimin e pasurisë dhe figurës të kandidates për programin e formimit fillestar të shkollës së magjistraturës në vitin akademik 2022-2023, zonja Teuta Pisku.

15. Diskutim/miratimi i relacionit mbi verifikimin e pasurisë dhe figurës të kandidates për programin e formimit fillestar të shkollës së magjistraturës në vitin akademik 2022-2023, zonja Blerina Karaj.

16. Diskutim/miratimi i relacionit mbi verifikimin e pasurisë dhe figurës të kandidates për programin e formimit fillestar të shkollës së magjistraturës në vitin akademik 2022-2023, zonja Irma Velo.

17. Diskutim/miratimi i relacionit mbi verifikimin e pasurisë dhe figurës të kandidates për programin e formimit fillestar të shkollës së magjistraturës në vitin akademik 2022-2023, zonja Masila Lulaj.

18. Diskutim/miratimi i relacionit mbi verifikimin e pasurisë dhe figurës të kandidates për programin e formimit fillestar të shkollës së magjistraturës në vitin akademik 2022-2023, zoti Roland Paja.

19. Diskutim/miratimi i listës “Për miratimin e listës pjesore të kandidatëve për t’u pranuar në programin e formimit fillestar të shkollës së magjistraturës në vitin akademik 2022-2023”.

20. Diskutimi/miratimin e projekt-aktit, “Për një ndryshim në vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nr.157, datë 27.06.2022, “Për praktikën profesionale të kandidatëve për Magjistrat të Shkollës së Magjistraturës”.