MENU
klinika

“Ku është miku im i mirë?”

Viktor Orban hap Twitter dhe nis “kërkimin” për Donald Trump

11.10.2022 - 18:57

Kryeministri hungarez Viktor Orbán hapi një llogari në Twitter vetëm të hënën e kaluar dhe duket se po mëson ende si ta përdorë.

“Luftëtar i lirisë, bashkëshorti, babai, gjyshi, kryeministër i Hungarisë”, shkruhet në mbishkrimin poshtë emrit të tij.

“Le të bëjmë pak zhurmë! Tani e tutje mund të më ndiqni edhe në Twitter”, tha kryeministri hungarez 59-vjeçar në postimin e tij të parë.

Megjithatë, pak orë më vonë, ai u kthye me një postim të ri në Twitter, ku pyeste se “ku është miku i tij i mirë Donald Trump?”, madje përdori një GIF të John Travolta-s nga Pulp Fiction, për të rënë më shumë në sy.

Llogaria e ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Tëitter u mbyll vitin e kaluar, pas incidenteve të përgjakshme në Kapitolin e SHBA-së që akuzohet se i ka inkurajuar vetë ish-presidenti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN