MENU
klinika

Misteri i zhdukjes

Zbulohen bisedat e fundit telefonike të Vis Martinajt

11.10.2022 - 20:46

Ervis Martinaj një emër i shumëkërkuar i policisë dhe drejtësisë shqiptare rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit. Martinaj i cilësuar si “boss” i llotove dhe emër i njohur i botës së krimit është i shumëkërkuar pasi emri i tij rezulton i përfshirë në disa ngjarje kriminale të viteve të fundit.

Së fundmi mediat kanë raportuar se antikrimi ka në duar bisedat e fundit telefonike të Martinajt të cilat mund të hedhin dritë mbi fatin e tij. Gjurmët e tij fizike por edhe verbale dyshohet se janë zbuluar gjatë kontrolleve që RENEA ka ushtruar në banesën e tij në Shijak por edhe në bazat e miqve të tij.

Pas aksionit të RENEA-s u sekuestruan disa celularë që kanë elementë të rinj në lidhje me zhdukjen e tij. Edhe shoqërimi i Endrit Dokles në Drejtorinë e Policisë dyshohet se ka ardhur pas kontrolleve të ushtruara në bazat e Martinajt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Detaje nga aksioni i FNSH

A fshihet Ervis Martinaj në Vlorë?

Arrestimi i agjentit që shërbente si “taksist”

Artan Hoxha tregon telefonatën me Ervis Martinajn

Pse policia ka dyshime të forta se…

A e ka inskenuar ‘zhdukjen’ Ervis Martinaj?