12.10.2022 - 13:27
Një 15-vjeçar është marrë peng nga 2 vëllezër në Dimal pas dyshonin se u kishte vjedhur një shumë parash në banesë.
Vëllezërit e identifikuar si F.H., 33 vjeç dhe A. H., 30 vjeç, banues në Drenovicë, Dimal janë arrestuar nga policia.
Ata me vetëgjyqësi morën me forcë në automjet, 15 vjeçarin sepse dyshonin se kishte hyrë për të vjedhur para ne banesën e tyre më 10 tetor. I mituri po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.