MENU
klinika

Replikat me përfaqësuesin rumun në KiE

Berisha: Kudo që udhëton Rama, udhëton si antishqiptar

12.10.2022 - 17:52

Kreu i PD Sali Berisha në një takim në Vaun e Dejës, ka folur në lidhje me replikat mes Kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësuesit të Rumanisë në KiE.

Berisha e quajti Ramën anti-shqiptar dhe tha:

“Mbajti fjalimin iu ngrit përfaqësuesi i Rumanisë tha s’jemi Prokurori, ndaj tha pse ke frikë nga hetimi. Ai e kishte fjalën për udhëheqjen politike të Kosovës. Nëse Tahçi u zbrit nga avioni shkak janë qendrimet e Ramës dhe të tijve që vraponin të bllokonin gjykatën. Edhe sot bëri skandalin e i tha tjetri s’jemi Prokurori. I tha Balkani i Hapur është kundër Kosovës ti e promovon. Kudo që udhëton, udhëton si anti-shqiptar i mirëfilltë”, tha ai