MENU
klinika

"Situatë emergjente"

Kryemadhi: Të rinjtë largohen nga arroganca e Ramës

01.12.2018 - 12:24

Monika Kryemadhi, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ishte e pranishme ditën e sotme në një takim me strukturat e LRI-së.

Në falën e saj ajo foli mbi çështjen e largimit të të rinjve ku tha se mijëra të rinj po largohen çdo ditë nga vendi pa e kthyer pas.

Ajo u shpreh se Shqipëria ndodhet në një situatë emergjente, e për këtë bëri fajtor kryeministrin Edi Rama.

“Mbi 9000 maturantë elitarë kanë kërkuar të ikin nga ShqipëriA. Kjo është një fatkeqësi që na ka rënë, ka rënë një sëmundje e madhe dhe e rrezikshme, mungesa e besimit, mungesa e shpresës.

kryemadhi-konica.al
kryemadhi-konica.al

Kemi shumë të rinj e të reja që duan të ikin pa e kthyer kokën pas, ne nuk do të kemi më mjekë, juristë, mësues

Ju keni përballuar të gjithë protestat, në këtë hark kohor, që kur LSI ka dalë në opozitë. Jeni të rinj e energjikë. Nuk do ishte e mundur pa strukturën tuaj motivuese.

Kjo energji më motivon mua si bashkëshorte, si nënë, si motër, si bijë, si kryetare partie. Ju motivoni familjet tuaja. Kjo është e rëndësishme se misioni i një prindi është jetë më e mirë për fëmijët e tij. Që në momentin që prindërit në zemër tuaj do shohin forcë, do të jenë më të motivuar e luftarakë se ju. Se një prind për fëmijën e tij jep jetën,” tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI gjithashtu preku çështjen e Unazës së Re, për të cilën tha se arroganca e Ramës po bën një vjedhje të jashtëzakonshme duke i shembur shtëpiat e ndërtuar me djersë nga shqiptarë.

“Ngjarja e Unazës së Re është një ngjarje që ju e keni ndjekur sot, prej më shumë se një muaji banorët dalin në protestë.

Ne nuk jemi kundër rrugës e kundër zhvillimit, por ama jemi kundër arrogancës së shtetit që shkel me këmbë qytetarët. Jemi kundër vjedhjes që bëhet prej 48 milionë eurosh, se keni harruar dhe TVSH-në. Vjedhje e jashtëzakonshme me litarin në fyt ndaj qytetarëve. Vidhen dhe pronat, e djersës dhe mundit të banorëve.

Rama një lider i keq që shkatërroi të ardhmen e të rinjve shqiptarëve, shkatërroi arsimin, e mbolli Shqipërinë me drogë.

Ky lider nuk i kushton vëmendje të rinjve shqiptarë, përkundrazi i injoron ata. Ai nuk shikon arsimin, përkundrazi,” tha Kryemadhi