MENU
klinika

Për çfarë do përdoren të ardhurat e përfituara?

“Një taksë të jashtëzakonshme për prodhuesit e energjisë”

18.10.2022 - 17:46

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar edhe njëherë vendosjen e një takse “të jashtëzakonshme” për prodhuesit e energjisë elektrike.

Kreu i qeverisë nuk ka bërë të ditur asnjë detaj shtesë mbi taksën, teksa sqaron se të ardhurat që do të përfitohen prej saj, do të shkojnë në formën e ndihmave për pensionistët dhe familjet në nevojë.

Gjatë një takimi me qytetarët në Përmet, Rama shtoi se qeveria do të vijojë me rritjen e pagës minimale, por nuk dha asnjë afat se kur mund të realizohet.

Rama: Kemi hyrë në një nivel tjetër të kontekstit rajonal sepse me riadaptimin e TEC-it të Vlorës, përfshirjen e kompanisë amerikane me investimin për të lidhur tubacionin me atë të TAP-it, marrim një tjetër fuqi në vitet që vijnë. Kjo pjesa e energjisë elektrike duket si muhabet për kuriozitet pasi kur nuk ekziston si fakt në faturë, thonë që nuk është gjë. Por është një shpenzim shumë i madh. Jemi duke diskutuar për vendosjen e një takse të jashtëzakonshme për prodhuesit e energjisë.

Duke ndjekur direktivën europiane, do vendosim një taksë të jashtëzakonshme. Jo për të marrë një shumë të konsiderueshme fondesh në të ardhurat e shtetit dhe për t’i përdorur për asgjë tjetër përveçse për t’ua kthyer njerëzve në formën e mbështetjes financiare duke nisur nga pensionistët dhe familjet në nevojë. Në këtë përballje kaq të madhe, në këtë lloj monster, ne duam deri në fund të jemi solidarë.

I gjithë ai volum të ardhurash nga taksa e jashtzakonshme do kthehet në mbështetje sociale dhe të rezistencës së këtij populli ndaj inflacionit të luftës. Nga ana tjetër do bëjmë çmos rritjen e pagave ta vazhdojmë në mënyrë të qëndrueshme. Ta vazhdojmë për të vazhduar të stimulojmë sa më shumë jo vetëm njerëzit që punojnë në sektorin publik, por edhe atë privat. Do e rrisim përsëri pagën minimale në mënyrë që dhe sektori privat të bashkohet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eurostat/ Në vend janë rritur me 15% nga 2015

Cilat shtete kanë çmimet më të shtrenjta të energjisë elektrike?

Dimri i vështirë për shqiptarët

Energjia, mes kursimit dhe shtrëngimit

Analiza nga 'Deutsche Welle'/ Paguan shumë më tepër

Etja evropiane për gaz lë Azinë në errësirë