MENU
klinika

Dialogu Kosovë-Serbi

Thaçi: Kosova e gatshme për paqe të qëndrueshme

01.12.2018 - 14:36

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e fundit të vizitës zyrtare në SHBA, ka mbajtur një ligjëratë publike në “Atlantic Council” në Uashington, në të cilën ka folur për angazhimet për të arritur një marrëveshje paqësore me Serbinë, për të vënë paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti Thaçi është shprehur se ndonëse Kosova ka qenë e gatshme dhe ka kërkuar marrëveshje për paqe gjithmonë, që nga Rambujeja e pastaj në Vjenë, megjithatë Serbia nuk ka pranuar të bëjë paqe me Kosovën.

Thaçi-Atlantic-Council konica.al
Thaçi-Atlantic-Council konica.al

Por tash, sipas Thaçit, falë presionit ndërkombëtar edhe Serbia është e gatshme për një marrëveshje paqësore, gjithëpërfshirëse e përfundimtare, me Kosovën.

Në anën tjetër, ai ka thënë se Kosova ka mësuar nga e kaluara se nuk ka marrëveshje pa kompromise, por gjithashtu ka mësuar se nëse bashkëpunon me partnerët e vet ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara, kompromisi ka sjellë deri te realizimi i aspiratave të popullit të Kosovës.

Nëse pyesni pse tani po kërkojmë marrëveshje paqësore, ju them se tash është momenti kur edhe Serbia është e gatshme për një marrëveshje të tillë. Marrëveshja ende duket e largët, gati e pamundur”, u shpreh presidenti Thaçi dhe shtoi se “megjithatë jam optimist se mund të arrihet”.

Ndërsa, duke folur për përparësitë që do të sjellë marrëveshja, Thaçi ka thënë se janë tri pikë të rëndësishme në të cilat që do të sjellë dobi marrëveshja paqësore.

Do të ketë njohje të Kosovës nga Serbia. Kosova do të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara dhe do të forcojë perspektivën evropiane për të dyja vendet dhe tërë rajonin”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar se “BE na ka bërë të qartë në Samitin e Sofjes se nuk do ta pranojë Ballkanin Perëndimor, përderisa vendet e Ballkanit Perëndimor nuk i mbyllin çështjet e hapura që kanë mes tyre”. /Konica.al/

Shkupi ngre alarmin për sulme nga Rusia

Demiraj: Mali i Zi është më i rrezikuari në Ballkan

“Dështuan të mbajnë fjalën për dialogun"

BE-ja kritika Kosovës dhe Serbisë!

"A mos më kanë vendosur një çip në kokë?"

Vuçiç humb kontrollin, përplaset me gazetaren

Vendimi i Dodik do të ndezë luftën në Ballkan

Pse rezoluta për Srebenicën do të hapë “Kutinë e Pandorës”?

Ja nga kush po pret “dritën jeshile”

Pahor përgatit draftin për dialogun Kosovë-Serbi