MENU
klinika

Ardit Gjeberea i përgjigjet Endri Priftit

“S’e morëm vesh pse s’do jemi në “Kënga Magjike!”

24.10.2022 - 11:21

Moderatori dhe producenti Ardit Gjebrea, i është kundërpërgjigjur deklaratave të këngëtarit Endri Prifti. Ky i fundit lajmëroi dje përmes një statusi se nuk do të ishte pjesë e “Kënga Magjike” këtë vit, pa dhënë një arsye konkrete, por duke shkruar se “as vetë se morëm vesh.” Gjithashtu ai shkroi se fituesi përzgjighet 5 muaj para nga ‘byroja.’

Nga ana tjetër Ardit Gjebrea ka rishpërndarë statusin e Endri Priftit, duke shkruar se ai nuk ka respektuar rregullat e “Kënga Magjike”, duke mos dorëzuar këngën në datën e caktuar.

“Po mirë mo Endri, pjesëmarrja në një festival bëhet duke u thënë njerëzve që do jemi? Dhe pastaj?? Kënga Magjike ka rregulla që respektohen nga çdo artist. Ka një datë që dorëzohen këngët dhe një komision që vlerëson. Dorëzove gjë ndonjë këngë?

Pranimi u mbyll në 24 Maj dhe ti kujtohesh në fund tetori të marrësh pjesë? Pak më shumë respekt për kolegët pjesëmarrës dhe për ne që punojmë duke respektuar çdo artist që vjen me profesionalizmin dhe përgjegjësinë më të madhe”- shkruan Ardit Gjebrea.

Ju rikujtojmë statusin e plotë të Endri Priftit:

“Mirmëngjesi, mirëdita dhe mirmbrëma të gjithëve anëmbanë Botës dhe me gjerë. Një të dielë pushimi të bukur, me shëndet e me shumë dashuri ju uroj. Ju thamë në disa momente që ne do të ishim pjesë e Kënges Magjike këtë vit, por rrethanat as nuk e morëm vesh pse nuk do jemi, domethënë e kupton ti, nga ato furçat me bojë. Po dëgjo tani më mirë, e di pse, ja t’ju jap edhe informacion mbi fituesin e Këngës Magjike. Është Marsela Çibukaj, dhe Festivalin Kombëtar e fiton Noizy në bashkëpunim me Eugent Bushpepën . Tashmë juve jeni mësuar si funksionojnë këto, mblidhen ata byroja që gjysmët e tyre për kokën time, i kanë këpucët të dyja të majta dhe vendosin ata 5 muaj para. Nëse tani shpëtuam po të them dhe vendosëm të jemi në Amerikë, për festat e Nëntorit dhe për festat e fund vitit. Mirë ju gjetshim e deri atëherë ju uroj shëndet e veç të mira që të gjithëve pa përjashtim, duke futur këtu edhe piranjat në mes”, shkroi ai.

Ndërkohë, Arditi ka paralajmëruar edhe artistët në lidhje me blerjen e klikimeve. Në një status në Instastory, ku shkruan se sistemi i “Kënga Magjike” nuk ndikohet nga klikimet.

“Po ç’kanë mësuar dhe të rinjtë të blejnë klikime… Kujdes, se “Big Brother” ju vështron!! Këngëa Magjike ka një sistem që nuk ndihkohet nga klikimet, kështu që të mëdhenj e të vegjël, mos harxhoni para. Të paktë unë marr çdo informacion”- shkruan Arditi.

Duke detajuar më shumë çështjen e blerjes së klikimeve Arditi ka bërë një tjetër postim ku shkruan:

“Një nga problemet e publikimit të këngëve në YouTube, janë edhe klikimet e blera. Sipas një kontrate të produksionit të Kënga Magjike me artistët pjesëmarrës, janë vetë artistët të cilët publikojnë në kanalet e tyre këngët në YouTube, sipas marrëveshjeve të ndryshme me botuesit që ata preferojnë.

Ka 2 kategori artistësh:

Të parët janë ata të cilët janë në dijeni të klikimeve të blera dhe në bashkëpunim me publikuesit e tyre blejnë klikime.

Të dytët janë ata të cilët paguajnë para tek publikuesit për promocion të këngës dhe deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Por publikuesit i bien shkurt, në vend të një strategjie investuese promovimi, i blejnë klikimet (sepse kushtojnë më pak dhe janë më rentabël se sa një fushatë promovimi). Dhe artistët nuk dinë gjë, por njollosen.

Me këtë status, do bëja një thirrje për gjithë artistët pjesëmarrës në Kënga Magjike 2022 që të kërkojnë nga publikuesit raporte të vazhdueshme të klikimeve se nga u vijnë, në mënyrë që të parandalojnë blerjen e një gënjeshtre të madhe (siç janë edhe “fansat” nga India dhe Filipinet që po çmenden për këngët shqiptare).

Ky postim është edhe për të lajmëruar çdo artist që pas këtij momenti, nëse do të ketë klikime të blera, do të njoftohet Juria e Festivalit dhe sigurisht do merren masa!”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kolegët reagojnë ndaj Hazirit: Po nxit helm e urrejtje!!!

“Festivali i RTSH nuk i do shqiptarët e Kosovës”

Pas fitores së “Këngës Magjike”

Alban Ramosaj paralajmëron diçka të re nga Stambolli

Bora Zemani dhe Jonida Maliqi në krah të tij

Ardit Gjebrea do të organizojë Festivalin e Fundvitit?