MENU
klinika

Hyn në fuqi udhëzimi

Rimbursimi në masën 70 për qind për panelet diellore

29.10.2022 - 10:11

Zbardhet udhëzimi i qeverisë për “Përcaktimin e rregullave, procedurave dhe metodologjisë për subjektet dhe klientët familjarë që përfitojnë nga masat e financimit për kursimin e energjisë nga panelet diellore”.

I gjithë procesi, nga pranimi i aplikimeve deri tek përzgjedhja e fituesve do të mbikëqyret nga Agjencia e Eficiencës së Energjisë, por ajo që bie në sy është se subjektet që ofrojnë shërbimin e furnizimit dhe të instalimit të paneleve diellore për ngrohjen e ujit do të përzgjidhen nga Agjencia.

“Klientët familjarë aplikojnë për përfitimin e financimit në platformën online të krijuar për këtë qëllim pranë Agjencisë. Aplikimet për përfitimin e financimit trajtohen dhe miratohen sipas radhës që paraqiten. Menjëherë pas vlerësimit, Agjencia njofton aplikuesin për miratimin ose refuzimin e kërkesës për financim.

Për aplikimet që refuzohen, Agjencia njofton në çdo rast arsyet e refuzimit në rrugë elektronike. Klientët familjarë, aplikimi i të cilëve është refuzuar, nuk mund të bëjnë rregullime në aplikimin ekzistues, por kanë të drejtë të aplikojnë përsëri, duke çelur një aplikim të ri”, thuhet në udhëzim.

Financimi bëhet në masën 70 për qind, ndërsa në fazën e parë do të përzgjidhen 2 mijë familje, të cilat do të përfitojnë nga programi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate/ Çfarë do shohë bota vitet e ardhshme?

A do të heqë dorë Kina nga qymyri?