MENU
klinika

"Të nisemi drejt ditës së protestës kombëtare"

Zgjedhjet e 14 majit/ Meta: Do të kemi me vete edhe të gjithë socialistët e ndershëm

29.10.2022 - 13:17

Kryetari i PL, Ilir Meta tha se zgjedhjet lokale të 14 majit janë sfidë e rëndësishme politike dhe elektorale, por sipas tij në këtë përballje me PS nuk janë vetëm pasi “do të kemi me vete edhe të gjithë socialistët e ndershëm që shohin drejtorët e pangopur të Rilindjes, që mbushin xhepat e tyre dhe janë harruar”.

Meta u shpreh se protesta kombëtare do o tregojë “gjithë Shqipërisë e gjithë botës se ne jemi një popull shqiponjash e nuk ka sorrë rilindjeje që i tremb shqiptarët”.

“Të gjithë bashkë nga kjo Konventë të nisemi drejt 12 nëntorit, ditës së protestës kombëtare që na pret. Për t’i treguar gjithë Shqipërisë e gjithë botës se ne jemi një popull shqiponjash e nuk ka sorrë rilindjeje që i tremb shqiptarët”, tha kreu i PL.

Ilir Meta: Përballë kemi një sfidë tepër të rëndësishme politike dhe elektorale, siç janë zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Është fakt që pluralizmi në pushtetin vendor nuk ekziston dhe kontrolli dhe llogaridhënia është zero.

Është fakt gjithashtu që abuzimi dhe korrupsioni me taksat e qytetarëve i ka kthyer bashkitë Rilindase në bordero patronazhistësh të cilat po i falimentojnë financiarisht e nuk afrojnë më as shërbimet më bazike për qytetarët.

Në këtë përballje nuk jemi të vetëm, por do të kemi me vete edhe të gjithë socialistët e ndershëm që shohin drejtorët e pangopur të Rilindjes, që mbushin xhepat e tyre dhe I kanë harruar socialistët e ndershëm që mezi kalojnë muajin me rrogat dhe pensionet e tyre.

Partia e Lirisë dhe Opozita e Bashkuar e di se ka përballë një regjim totalitar dhe monist që ka uzurpuar të gjitha pushtetet… ..përveç njërit – “pushtetin e lirisë”

Simboli i asgjesimit të pushtetit lokal, të korrupsionit dhe të shkatërrimit të qytetit për interesat e errëta, sic ishte dhe rasti i shembjes së paligjshme të Teatrit Kombëtar, mbetet Tirana dhe kryetari i Bashkisë së saj.

Tirana është kthyer në një kurth betoni dhe stresi, trafiku dhe humbje kohe pafund, ku korrupsioni vret shëndetin dhe jetën e fëmijëve, të moshuarve dhe të gjithë qytetarëve të Tiranës.

Treguesit e Tiranës janë katastrofikë dhe përkeqësohen dita ditës, që nga ndotja e mjedisit, asgjesimi i gjelbërimit, taksat shumë të larta, furnizimi me ujë të pijshëm, shërbimi shëndetësor, trafiku dhe parkingjet.

Prandaj, sot më shumë se kurrë Tirana ka nevojë për fitoren e opozitës dhe të programit të saj për shpëtimin e Tiranës dhe të gjitha bashkive të vendit, për vendosjen e një llogaridhënie rigoroze dhe për zbardhjen e të gjitha aferave shumë të rënda korruptive që janë bërë në kurriz të qytetarëve nga kryetarët e bashkive dhe Këshillat Bashkiake.

Fitorja e Opozitës është e vetmja mundësi që qytetarët të rimarrin në kontroll qytetet e tyre, të dëgjohen dhe imponojnë vullnetin e tyre në Bashkitë dhe Këshillat Bashkiake, drejtpërdrejtë, por edhe nëpërmjet referendumit.

Sot është emergjencë kombëtare që apatinë kolektive ta kthejmë në qytetari aktive.

Prandaj, me entuziazmin e kësaj salle ne jemi të sigurtë që dalim nga kjo Konventë më të fortë, më të motivuar, më të frymëzuar në misioni tonë historik!

Të gjithë bashkë nga kjo Konventë të nisemi drejt 12 nëntorit, ditës së protestës kombëtare që na pret. Për t’i treguar gjithë Shqipërisë e gjithë botës se ne jemi një popull shqiponjash e nuk ka sorrë rilindjeje që i tremb shqiptarët.

Të gjithë bashkë të nisemi drejt 14 majit, ditës së triumfit të pluralizmit mbi monizmin, të lirisë mbi tiraninë, të zërit e fuqisë së qytetarëve ndaj arrogancës, e cila keqtrajtoi jo vetëm qytetarët e Tiranës por të gjithë qytetarët e bashkive e qyteteve të Shqipërisë për 4 vite me radhe.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Bëjmë gjithçka për rininë”

Meta: Më 29 tetor Konventa Kombëtare e PL-së

“Koha për një ‘Marrëveshje të Re Sociale dhe Patriotike’”

Meta nga Konventa e PL: Shqipëria do u përkasë të rinjve! Kjo qeveri e pakicës…