Prokurori Edvin Kondili ka shprehru interesin për të qenë në krye të SPAK. Deri më tani rival ka prokurorin Adnan Xholin.
Po kush është prokurori Kondili?
Prokurori Edvin Kondili i cili e ka kaluar me sukses Vettingun, ishte një nga prokurorët “rebelë” që refuzuan shortin për dosjen Shullazi dhe kërkesën e kryeprokurores së komanduar të Krimeve të Rënda, Donika Prela.
Kondili është prokurori që ka bërë veprimet e para për sekuestrimin e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit.
Kondili ka pasur një sërë çështjesh të trafikimit të kanabisit, por edhe dosje të tilla si “Lazarati”, por edhe dosjen e Alket Hatijas.
Edvin Kondili ka hetuar edhe grupin e Admir Tafilit. Po ashtu, Edvin Kondili ka pasur në duart edhe dosjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Remzi Hoxhës.