Turqia thotë se është e vendosur që Ukraina të vazhdojë eksportet e saj të ushqimit, pavarësisht se Rusia njoftoi tërheqjen e saj nga një marrëveshje e drithit të ndërmjetësuar nga OKB-ja, një veprim që ka rritur shqetësimet për vendet e dëshpëruara për ndihmë ushqimore.
Rusia u tërhoq nga marrëveshja të shtunën pas asaj që tha se ishte një sulm i madh me dron ukrainas në flotën e saj detare në Krimenë e aneksuar. Pavarësisht vendimit të Moskës, anijet e ngarkesave u nisën me 354,500 tonë drithë, më e dërguara brenda një dite që nga fillimi i programit në gusht.
Turqia, e cila ndihmoi ndërmjetësimin e marrëveshjes, mbeti e përkushtuar ndaj marrëveshjes.
“Edhe nëse Rusia sillet me hezitim sepse nuk mori të njëjtat përfitime, ne do të vazhdojmë me vendosmëri përpjekjet tona për t’i shërbyer njerëzimit”, tha presidenti Recep Tayyip Erdogan.
Amir Abdullah, zyrtari i OKB-së që koordinon programin, tha: “Anijet civile të mallrave nuk mund të jenë kurrë një objektiv ushtarak ose të mbahen peng. Ushqimi duhet të rrjedhë.”
Civilian cargo ships can never be a military target or held hostage. The food must flow. #BlackSeaGrainInitiative pic.twitter.com/sqnIVMmyny
— Amir M. Abdulla (@AmirMAbdulla) October 31, 2022
Eksportet e ‘rrezikshme’
Rusia paralajmëroi të hënën se do të ishte e rrezikshme për Ukrainën të vazhdojë eksportet e saj.
“Në kushtet kur Rusia po flet për pamundësinë e garantimit të sigurisë së transportit në këto zona, një marrëveshje e tillë është vështirë e realizueshme dhe merr një karakter tjetër – shumë më të rrezikshëm dhe të pagarantuar”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Ukraina as nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar kryerjen e sulmit në bazën e Krimesë të Flotës ruse të Detit të Zi, por thotë se marina ruse është një objektiv legjitim ushtarak.
Moska ka thënë se shpërthimet janë shkaktuar nga një valë dronësh në det dhe ajër.
Në korrik, Rusia dhe Ukraina nënshkruan marrëveshjen e grurit, e cila lejoi rifillimin e eksporteve të drithërave të ndaluara për shkak të luftës.
Deri më tani, më shumë se nëntë milionë ton grurë ukrainas janë eksportuar dhe marrëveshja ishte caktuar të rinovohej më 19 nëntor.
Rritja e çmimit të ushqimit
Ukraina dhe Rusia janë të dyja ndër eksportuesit më të mëdhenj të ushqimit në botë.
Pasi Rusia njoftoi se po tërhiqej nga marrëveshja, kontratat e së ardhmes së grurit në Çikago u rritën me 6 për qind dhe misri u rrit me më shumë se 2 për qind, duke ngritur shqetësime mbi furnizimet globale.
“Kjo është një lëvizje inflacioniste, duke mbështetur çmimet e grurit dhe misrit,” tha një tregtar me bazë në Singapor. “Çmimet janë rritur, por fitimet e mëtejshme do të varen nga mënyra se si do të zhvillohet situata.”
Qindra mijëra ton grurë që pritet të dërgohen në Afrikë dhe Lindjen e Mesme janë në rrezik pas tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja. Eksportet e misrit ukrainas në Evropë gjithashtu pritet të goditen.
/Përkthyer dhe përshtatur për Konica.al nga AlJazeera