MENU
klinika

Tre rregullatorët miratojnë rregullat

Rriten kapacitet e gazsjellësit TAP, asnjë përfitim për Shqipërinë

09.11.2022 - 19:36

Autoritetet Rregullatore të Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë miratuan së bashku rregullat për fazën e parë detyruese të procesit të rritjes së kapacitetit të Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), por Shqipëria nuk do të ketë asnjë përfitim në këtë drejtim.

Përmes një njoftimi zyrtar, Enti Rregullator i Energjisë bëri me dije se projekti i rritjes së kapacitetit parashikon katër nivele të mundshme zgjerimi në hyrje në Kipoi të Greqisë, në varësi të nivelit të rezervimit, duke çuar në një zgjerim të mundshëm të plotë deri në 27 MSm3/D.

Faza e detyrueshme do të nisë më 14 nëntor dhe ofertat mund të dorëzohen në janar 2023. Procesi i rritjes së kapacitetit të TAP synon synon shpërndarjen e kapaciteteve rritëse afatgjata në pikat ekzistuese ose të reja të ndërlidhjes përgjatë gjurmës së TAP dhe do të rrisë vëllimet e gazit të importuar në Europë. Pikat e Interkonjeksionit në fjalë janë: Kipoi, Komotini (GR) dhe Nea Mesimvria, në Greqi, Kuçovë, Relievi Rosckovec dhe Fier në Shqipëri dhe Melendugno në Itali.

TAP është pjesë e Korridorit Jugor të Gazit, që transporton gaz natyror në Europë nga fusha e Shah Deniz II në Azerbajxhan. Duke u lidhur me gazsjellësin Trans Anatolian në kufirin greko-turk, TAP kalon Greqinë Veriore, Shqipërinë dhe Detin Adriatik përpara se të dalë në breg në Italinë Jugore për t’u lidhur me rrjetin italian të gazit natyror.

TAP nisi operimet tregtare në nëntor të vitit 2020, duke bërë të mundur aksesin e gazit të fushave të Shah Deniz të aksesohet në tregjet europiane përmes këtij rrejti gazi. Kur njoftoi nisjen e operimeve, TAP bëri me dije se “do të transportojë 10 miliardë M3 gaz, ndërkohë që ai është dizajnuar me potencialin për t’u dyfishuar në kapacitet drejt 20 miliardë m3 gaz”. / SCAN

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ambientalistët kundër, paralajmërojnë pasoja

Dy termocentralet lundrues hedhin spirancat në Gjirin e Vlorës!