MENU
klinika

Argjentina të mërkurën miqësore

Nisin ethet e Botërorit, Messi zbarkon në Katar

14.11.2022 - 20:48

Lionel Messi mbërriti në Abu Dhabi, kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, të hënën për t’iu bashkuar grumbullimit të ekipit kombetar në detajet përfundimtare të përgatitjes për Kupën e Botës Katar 2022, e cila do të fillojë të dielën e ardhshme, më 20 nëntor.

Kapiteni i kombëtares argjentinase mbërriti në hotel me pajisjet e tij në dorë, pasi luajti të dielën në fitoren e Paris Saint-Germain ndaj Auxerre (5-0) për Ligue 1 në Francë.

Po kështu, bashkë me yllin e PSG-së, mbërritën në Lindjen e Mesme edhe futbollistet e Juventus, Angel Di Maria dhe Leandro Paredes. Aty të tre u pritën në sallën qendrore nga presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës (AFA), Claudio “Chiqui” Tapia.

Gjithashtu, numri “10” doli të përshëndeste disa fëmijë dhe të rritur që e prisnin te dera për ta takuar. Të dielën udhëtuan drejt Katarit gjashtë lojtarë të tjerë nga lista. Trajneri Lionel Scaloni e priti portierin Gerónimo Rulli; mbrojtësit Nahuel Molina dhe Juan Foyth; mesfushorët Rodrigo De Paul dhe Exequiel Palacios dhe sulmuesi Julián Álvarez.

Nga ana tjetër, Franco Armani, Cristian “Cuti” Romero, Germán Pezella dhe Guido Rodríguez, tashmë janë ne Katar prej ditësh dhe stërviten aty… Gjatë paradites së kësaj të hëne, albiceleste ka zhvilluar një stërvitje të hapur në stadiumin Al Nahyan.

Ndërsa të mërkurën do të luhet miqësorja me Emiratet e Bashkuara Arabe me fillim nga ora 12:30 në stadiumin Mohamed Bin Zayed. Ndeshja e parë zyrtare është me Meksikën, të shtunën më 26 nëntor në orën 16:00.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN