MENU
klinika

Trajneri i Kombëtares

Reja e mbyll, mediat italiane zbulojnë trajnerin e ri

16.11.2022 - 12:53

Edy Reja sfidon sot në mbrëmje përfaqësuesen e vendin e të tij, Italinë, një sfidë prestigji që i vjen pikërisht në fundin e karrierës. Reja nuk i fshehu emocionet për këtë përballje, gjithashtu nuk fshihet teksa shpreh dëshirën dhe vullnetin e tij për të vijuar bashkëpunimin me FSHF-në.

Përtej dëshirës së Reja-s, shanset që të rinojë kontratën e tij, aktualja skadon më 24 nëntor, janë të pakta. Në Itali, mediat insistojnë se këto dy miqësore, kundër Italisë dhe Armenisë, janë të fundit për Edy Reja-n në stolin e Shqipërisë. Sipas Sportmediaset, do të jetë Gigi di Biagio që do të marrë drejtimin e kuqezinjve.

Di Biago është lakuar në mënyrë konstante këtë periudhë, por Duka vijon të marrë më shumë kohë për të vendosur, të paktën publikisht nuk e ka ende një vendim zyrtar, mbi të gjitha nëse do të rinovoj kontratën me Reja-n apo do të përzgjedh një trajner të ri.

Di Biagio ka drejtuar në karrierën e tij ekipin e Italisë U-21 ndërsa eksperienca e tij e fundit ka qenë në krye të Spal. Gjithashtu, ai ka luajtur edhe me kombëtaren italiane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN