MENU
klinika

"Ende mbetemi tregje të vogla"/ Përfitimet

Rama nga Beogradi: Duhet të rajonalizojmë tregjet!

17.11.2022 - 16:15

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Beograd ku është diskutuar në panelin e organizuar nga Qeveria e Norvegjisë, mbi “Mundësitë e investimit në energjinë e ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimor” dhe bashkëpunimin e vendeve të rajonit për sigurinë energjitike.

Kryeministri Rama tha se “na duhet të rajonalizojmë tregjet tona e sa i takon energjisë na duhet të shkojmë përtej kufijve tanë pasi në të kundërt ende mbetemi tregje të vogla”.

Fjala e Edi Rama: Kur nisëm Ballkanin e Hapur na duhet të rajonalizojmë tregjet tona e sa i takon energjisë na duhet të shkojmë përtej kufijve tanë pasi në të kundërt ende mbetemi tregje të vogla dhe ajo çfarë na duhet nëse trajtohet në mënryë të izoluar mund të jetë shumë më e kushtueshme.

Duke vepruar në nviel rajonal për tregun e energjisë, mund të kemi qasje më të lehtë në financime e një partneritet më të fortë në sektorin privat.

Një ditë e rëndësishme kjo e sotmja, mirënjohës qeverisë norvegjeze, serbe që bënë të mundur nisjen e këtij bashkëbisedimi.

Pres me padurim që ky dialog që nisi me këmbën e mbarë të kalohet.