MENU
klinika

22.3% turistë më shumë se një vit më parë

Zgjatet sezoni turistik, fluks edhe në tetor

26.11.2022 - 10:00

Sezoni turistik po zgjatet përtej muajve tradicionalë të verës, me të huajt që po e zgjedhin Shqipërinë gjatë gjithë vitit.

365.227 shtetas të huaj kanë hyrë në territorin e Shqipërisë për muajin tetor. Shifrat e bëra publike nga INSTAT, tregojnë se turizmi në vend ka vijuar edhe gjatë muajve të vjeshtës.

Sipas publikimit të INSTAT, të huajit kanë vijuar që të vizitojnë Shqipërinë edhe gjatë muajit tetor dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë numri është rritur më 22.3%.

Në total hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin tetor 2022, janë 754.385. Ky tregues rezulton me një rritje 25,4 %, krahasuar me Tetor 2021.

Rritjen më të madhe të hyrjeve në Shqipëri e kanë shënuar shtetasit nga Anglia me 50.5% krahasuar me tetorin e vitit 2021 dhe nga Spanja, ndërsa arsyet kryesore që të huajt kanë vizituar vendin tonë janë turistike dhe mjekësore.

Vetëm në 10 muajt e parë të këtij viti, në Shqipëri kanë hyrë afërsisht 6.8 milionë shtetas të huaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN