Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët në lidhje me telefonatën që pati me kryeminbistrin britanik, Rishi Sunak.
Rama tha se kanë biseduar për forcimin e marrëdhënieve bilaterale. Madje ai paralajmëroi se për herë të parë mund të ketë këmbim vizitash, ku Sunak pritet të vijë në Shqipëri dhe më pas Rama të vizitojë Anglinë.
“Kam pasur një bisedë jo të shkurtër me Kryeministrin e Britanisë së Madhe. Më shprehur keqardhjen për atë që ka ndodhur për deklaratat e pa menduar dhe të lëshuar në raport me Shqiptarët. Kemi diskutuar për këtë çështje dhe jo vetëm për këtë.
Kemi folur dhe për forcimin e marrëdhënieve bilaterale jo kështu në mënyrë diplomatike, por konkrete. Shpresoj që do kemi dhe një këmbim vizitash. Nuk ka ndodhur asnjëherë që një kryeministër i Britanisë së Madhe të vijë në Shqipëri për një vizitë bilaterale, ka ardhur kryeministri Bler, por ka qenë për të mbështetur mirëpritjen e emigrantëve të luftës nga Kosova. Dhe në kujtesën time ska pasur në Britani vizitë nga kryeministri shqiptar, mbase do të ndodhë këtë herë”, tha Rama ndër të tjera.