27.12.2022 - 11:46
Një 28- vjeçar është arrestuar sot nga policia në Sarandë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Policia njofton se është vënë në pranga i riu me iniciale K. Z., i cili pritet të përballet me akuzën për këtë vepër penale.
NJOFTIMI I POLICISË:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Z., 28 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Nuk dihen ende motivet e këtij rasti të dhunës në familje.