MENU
klinika

Balluku inspekton punimet

Tuneli i Llogarasë/ Ja kur do të jetë gati gjithçka

27.12.2022 - 13:06

Zëvendëskryeministrja njëkohësisht ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, ka inspektuar punimet në tunelin e Llogarasë.

Balluku bëri me dije se puna po vijon me ritme shumë të shpejta dhe deri në muajin maj do të ketë përfunduar çdo detaj që lidhet me këtë projekt.

Ajo e ka cilësuar këtë projekt si një mundësi shumë të rëndësishme për rritjen e turizmit dhe ekonomisë.

Balluku është shprehur se ky tunel është një urë lidhëse infrastrukturore edhe me aeroportin e Vlorës, ku në sajë të këtyre dy projekteve do të ketë një rritje të turizmit dhe të ekonomisë për pjesën jugore të Shqipërisë.

“Ritmet e punës janë mbresëlënëse. Do të vazhdoni të mbani ritmin. Ky është projekti më i rëndësishëm inxhinierik që kemi në këto momente. Të papriturat gjatë këtij projekti kanë qenë shumë të pakta. Kjo është një nga arsyet që do ta përdorim si një nga shembujt më të mirë të dizajnimit. Duhet thënë që pas hapjes së tunelit na pret nje fazë tjetër shumë e rëndësishme.

Pjesë e rëndësishme është dhe ndërtimi i rrugës lidhëse.

Do të mundohemi të mbyllim çdo gjë në muajin maj.

Vepra ka të bëjë me infrastrukturën, që ishte kthyer një ëndërr për shqiptarët, për gjithë investitorët në jug.

Kjo do të jetë lidhje infrastrukturore që do të bëhet me aeroportin e Vlorës, i cili do të ketë gjithë mundësinë për të marrë trafikun e duhur. Do të ndikojë në rritjen e turizmit dhe ekonomisë”, tha Balluku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Aeroporti Vlorës, aksi Thumanë-Rrogozhinë...

Balluku tregon projeket madhore të qeverisë

Balluku: Do inaugurojmë edhe rrethrrotullimin e TEG-ut!

Hapet për qarkullimin e automjeteve aksi Palasë-Dhërmi!

“Do gjejmë zgjidhje për rritjen e çmimeve”

Balluku: Tuneli i Llogarasë, gati përpara afatit