MENU
klinika

Çfarë pritet këtë vit

Ekspertët të shqetësuar për variantin e ri të Covid-19

02.01.2023 - 21:40

Një variant i ri i Covid-it po shqetëson ekspertët e shëndetit.

Tim Spector, profesor i epidemiologjisë gjenetike në King’s College në Londër tha se një variant Omicron ka gjasa të përhapet në masë gjatë vitit 2023. Ai theksoi se më shumë se 40% e rasteve të COVID në SHBA tani shkaktohen nga varianti XBB.1.5. Shkencëtari amerikan Eric Topol tha po ashtu se rritja e rasteve në mënyrë kaq të shpejtë kërkon marrjen e masave.

Mediat britanike shkruajnë se XBB.1.5 është një version i Omicron XBB, i cili u zbulua për herë të parë në Indi në Gusht të 2022-it. XBB është përhapur në të paktën 70 vende, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke shkaktuar rritje të infeksionit në disa pjesë të Azisë, duke përfshirë Indinë dhe Singaporin.

Studimet kanë zbuluar se ky variant shkatërron antitrupat që shërbejnë kundër infeksioneve dhe ka aftësi të përhapet në mënyrë masive. Ende nuk është provuar se deri në ç’masë prek ky virus organizmin tonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dilemat e tmerrshme të këtyre dy viteve

Analiza: Sa i ka kushtuar botës pandemia

Gazi, borxhet dhe marrëveshjet e vështira

Analiza: Tre ‘fytyrat’ e krizës evropiane