Gjykata ka dhënë masën e sigurisë në kushte spitalore për mësuesin e fizkulturës, Kleanthi Laçi, i cili akuzohet se ngacmoi seksualisht dy nxënëset e tij.
Gjykatësja Suela Dashi dha masën e arrestit 40 ditor për mësuesin, ndërsa prokurorja Edlira Manelli kishte kërkuar burg pa afat për mësuesin e shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi” në qytetin e Tepelenës.
Ndërkohë 52-vjeçari ka mohuar të ketë ngacmuar seksualisht dy nxënëset e mitura.
Kleanthi Laçi do të dërgohet në paraburgim pasi të dalë nga spitali rajonal i Gjirokastrës, ku po kurohet pasi u dhunua nga vëllai i një prej nxënëseve së bashku me 2 persona të tjerë.
I vëllai i 13-vjeçares, i cili u arrestua, tha për hetuesit se u kthye nga emigrimi pasi e motra i telefonoi për t’i kërkuar ndihmë pasi mësuesi Kleanth Laçi e ngacmonte seksualisht.