Deputetja e Partisë Socialiste në Durrës, Klodiana Spahiu, ka zbuluar gjatë një interviste për Euronews Albania kandidatin e të majtës për bashkinë e Durrësit në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Spahiu tha se kandidatja do të jetë kryetarja aktuale e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, e cila sipas saj ka filluar dhe fushatën duke mbajtur takime me qytetarët.
Pjesë nga intervista:
Gazetarja Esmeralda Mulaj: Kur do ta kemi kandidatin për Durrësin?
Deputetja Klodiana Spahiu: Unë e di që ne e kemi kandidatin për Durrësin. Ne e kemi filluar punën prej kohësh.
Esmeralda Mulaj: Kush është kandidati?
Klodiana Spahiu: Kandidati është kryetarja aktuale e Bashkisë së Durrësit, zonja Emiriana Sako.
Esmeralda Mulaj: Është e konfirmuar?
Klodiana Spahiu: Patjetër që është e konfirmuar! Për hir të së vërtetës ne na duket sikur kemi qenë tërë kohës në fushatë në zgjedhje pasi nuk kanë kaluar as 11 muaj nga fushata e kaluar e zgjedhjeve të marsit. Kështu që PS ka qenë e angazhuar jo vetëm për zgjedhjet e marsit, por gjatë gjithë kohës kemi qenë në kontakt me qytetarët. E vlerësoj shumë dhe kandidaturën, pasi krytarja gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë shumë aktive në takimet me qytetarët.