“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Infertiliteti te femrat, si ndikon mosha?
Mjeku: Gratë lindin me një numër të caktuar vezësh, përreth 1 milionë vezë. Ndërkohë që vitet kalojnë, numri dhe cilësia e tyre pakësohet e bie dhe bashkë me to ulet edhe fertiliteti në një femër.
Bazuar në studime, vërehet se ka një rënie të tij pas moshës 30 vjeç dhe reduktim të dukshëm pas moshës 40 vjeçe. Madje, ndërkohë që mosha kalon, ndonëse mund të ekzistojë ende një sasi e pranueshme vezësh te një femër, ato paraqiten me defekte kromozomale, duke ofruar kështu embrione jo të shëndetshme.
Kështu, për shembull, vërehet një incidencë e lartë e fëmijëve të lindur me sindromë daun nga femrat me moshë të madhe. Përpos kësaj, ky grup shoqërohet edhe me një shkallë më të lartë të aborteve spontane.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.