30.01.2023 - 14:51
Policia e Vlorës ka nisur këtë të hënë një aksion për të kontrolluar ambientete e mbylluara të dyshimta, përfshirë magazina dhe sera.
Urdhri i drejtorit te policisë se Vlorës Ermal Muçaj, udhëzon vartësit e tij që të kryejnë kontrolle në të gjitha ambientet e mbylla ku dyshohet se mund të ketë kultivim të lëndëve narkotike.
Informacione nga policia bëjnë me dije se kontrollet do të jenë në të gjithë qarkun.
Ky urdhër në Vlorë vjen pas gjetjes të shtëpive të barit në disa qarqe të tjera të vendit.