MENU
klinika

Horoskopi, e premte 3 shkurt 2023

Dashi

Juve qe jeni ne një lidhje do e forconi edhe me tepër marrëdhënien me partnerin gjate kësaj dite. Pas një periudhe te zymte me ne fund do rilinde dielli. Beqaret do kenë njohje dhe flirtime pafund, por asgjë te veçanë qe mund te shkoje gjate. Me shpenzimet do jeni tej mase te kujdesshëm e te matur kështu qe gjendja nuk do ketë asnjë lloj tronditjeje.

Demi

Dite pasionante do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni kënaqësi pafund pranë partnerit dhe ne disa momente madje do ju duket sikur do jeni neper ëndrra. Beqaret do bëjnë mire te tregohen te moderuar ne mënyrë qe te mos hedhin hapa te gabuara. Buxhetin do e organizoni me se miri dhe do mund t’i kryeni pa frike shpenzimet e nevojshme.

Binjaket

Sot do bëni çdo gjë vetëm e vetëm qe te zgjidhni çdo problem te mbetur pezull ne jetën tuaj ne çift ne mënyrë qe te keni një jete me te qete. Veshtiresite do jene te mëdha, por ne fund do ja dilni mbanë. Beqaret do tërhiqen shume nga personat te cilët kane sekrete dhe janë intrigues. Financat do i menaxhoni me shume kujdes dhe situata do vije duke u normalizuar.

Gaforrja

Për beqaret ka për te qene një dite e bukur dhe e mbushur me momente te lumtura. Do bashkëpunoni gjate gjithë kohës me partnerin. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë te sakrifikojnë lirinë e tyre dhe do i refuzojnë te gjitha ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar do iu jepen mundësi te mira qe ju ta përmirësoni situatën dhe mund te hiqni edhe para mënjanë.

Luani

Priten ndryshime te rëndësishme sot ne jetën tuaj ne çift. Here pas here pasioni do ju pushtoje dhe do ndiheni si neper ëndrra. Beqaret as qe do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje pasi për ta do jete gjera te tjera shume me te rëndësishme. Ne planin financiar do ndiqni strategji strikte dhe nuk do ju dalin aspak probleme. Gjendja do jete me e ekuilibruar.

Virgjeresha

Nëse jeni ne një lidhje mundohuni te qëndroni me tepër kohe me atë qe keni ne krah dhe te flisni sa me hapur me njeri-tjetrin. Vetëm ne këtë mënyrë marrëdhënia mes jush do përmirësohet. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mund te fillojnë edhe lidhje te qeta e te ekuilibruara. Ne planin financiar gjerat nuk do jene shume te qeta kështu qe bëni kujdes.

Peshorja

Dite e bukur do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kënaqeni pa mase kur partneri t’iu beje disa surpriza dhe do ju duket sikur e doni edhe me shume nga me pare. Për beqaret gjerat mund te marrin një kthese tjetër shume me te mire nga ajo qe kishin. Nëse buxhetin e menaxhoni me kujdes dhe maturi gjendja do ketë përmirësime te jashtëzakonshme.

Akrepi

Dite shume e qete dhe e bukur do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Te dy palët do jeni te logjikshëm dhe nuk do bëni asgjë qe te lëndojë tjetrin. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë, por mund te kenë një takim te papritur qe do i beje t’iu rrahe zemra fort. Financat do jene te jashtëzakonshme dhe do iu lejohet te bëni edhe investime.

Shigjetari

Nëse jeni ne një lidhje bëni gjithmonë atë qe do ndieni dhe mos dëgjoni çfarë do thotë bota. Përveç jush askush tjetër nuk e di cila është me mira. Beqaret do jene pafund idealiste dhe nuk do mund ta gjejnë dot një person qe te ketë te gjitha virtytet qe ata duan. Ne planin financiar mund te ketë disa përmirësime te vogla, por kjo nuk do te thotë qe tani ju mund te mbyllni sytë dhe te shpenzoni.

Bricjapi

Dite nor,ale dhe pa ndonjë gjë te veçante do jete kjo e sotmja. Beni gjithmonë atë qe do ndieni dhe mos mendoni për te ardhmen e largët. Beqareve do iu jepen mundësi për takime te jashtëzakonshme nga te cilat do fillojnë lidhje afatgjata. Buxheti me ne fund do filloje te normalizohet dhe do ndiheni shume me te qete kur te shpenzoni.

Ujori

Sot do ndryshojnë shume gjera ne jetën tuaj ne çift. Do merrni vendime përfundimtare dhe do ju ndryshoje edhe pikëpamja për disa gjera. Beqaret do jene me te shoqërueshëm dhe me te gatshëm për te provuar eksperienca te reja. Do ja kalojnë me se miri sot. Sektori i financave do jete me fat dhe do ketë vetëm përmirësime. Shfrytëzojeni rastin edhe për te bere investime.

Peshqit

Jeta juaj ne çift do jete me delikate sot. Ne disa momente mund te keni edhe debate dhe konflikte me njeri-tjetrin. Beqaret do i japin prioritet jetës profesionale dhe asaj shoqërore duke mos menduar shume për jetën sentimentale. Nuk është ende koha për ndryshime. Ne planin financiar mundohuni te mos kryeni shpenzime te konsiderueshme sepse mund te mbeteni keq.