MENU
klinika

Shpresa e fundit e opozitës

“Vetëm me Luizin mund ta rrëzojmë Edi Ramën!”

31.01.2023 - 12:25

“Qytetarët e kanë hallin a do marrrë para Luizi në “Big Brother”, tha në emisionin ‘Zona Zero’ në Top News ish-deputeti Myslym Murrizi.

Ish-deputeti paralajmëroi se qytetarët nuk vijnë në protestë se janë të pa interesuar nga politika.

Murrizi shtoi më tej se shqiptarët janë më shumë të interesuar për Luiz Ejllin në “Big Brother VIP” se për protestën.

“Është një e drejtë kushtetuese e opozitës. Është e drejtë e çdo opozite, është e drejtë akoma më e madhe e qytetarëve që mos interesoheshin … se qytetarët e kanë hallin a do marrrë para Luizi në “Big Brother” apo jo, këtë hall kanë”, u shpreh ai.

Gjatë intervistës me Thimi Samarxhiun, ish-deputeti tha se vetëm Luizi mund t’i nxjerrë qytetarët në protestë, ndaj bëri thirrje për këtë të fundit që të dalë të protestojë kundër Qeverisë.

“Vetëm Luizi mund t’i nxjerrë. Ftojmë Luizin të dalë në protestë se nuk ka qytetari të dalë. Vetëm Luizi mund ta rrëzojë Ramën”, theksoi Murrizi me ironi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Çfarë prisni ju, të pushtojmë Kryeministrinë?"

Shehaj e pranon se nuk e rrëzojnë dot Ramën