06.02.2023 - 10:10
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas tërmetit shkatërrues në Turqi ku 500 persona kanë humbur jetën, ndërsa kërkimet vijojnë ende.
Begaj shkruan se është i shkatërruar nga tërmeti, teka shton se qëndron pranë njerëzve të prekur dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre.
“Thellësisht i trishtuar nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes. Unë dhe shqiptarët qëndrojmë pranë njerëzve të prekur dhe familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme. Mendimet dhe lutjet tona të sinqerta janë me ata!”, shkruan Begaj.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit
Tërmeti 7.4 ballë godet Turqinë dhe Sirinë, mbi 500 të vdekur
Të paktën 18 pasgoditje të tjera deri më tani