MENU
klinika

Mediat e huaja: Pacientët në spitale po i lënë të vdesin

Më shumë se 4.900 viktima nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë

07.02.2023 - 11:13

Një tërmet me magnitudë 5.7 ka goditur Turqinë lindore, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara raportoi se ishte një tërmet pak më i dobët me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter.

Media raportojnë se deri më tani janë regjistruar më shumë se 4,900 viktima, ndërsa për shkak të motit të keq ka ende banorë që kanë mbetur nën rrënoja.

Familjet e përlotura shikojnë ndërsa ekipet e shpëtimit përpiqen të gjejnë njerëzit. Korrespondenti i Sky News, John Sparks është në Osmaniye, një qytet në Turqinë jugore 150 km nga epiqendra.

Ai dhe ekipi i tij kanë filmuar përpjekjet e shpëtimit, me një ekip të banorëve vendas dhe punonjësve të urgjencës që e dinin se ka njerëz nën rrënoja, por të paaftë për t’i shpëtuar.

Përtej rrugës, anëtarët e familjes të dëshpëruar dhe të përlotur shikojnë.

“Kishte skena shumë emocionale më herët. Njerëzit këtu janë duke pritur lajmet e të dashurve dhe miqve që ishin brenda kësaj ndërtese herën e fundit që i panë,” thotë Sparks.

“Është e vështirë të shihet se si çdo person i bllokuar nën ato rrënoja mund të mbijetojë për një kohë të gjatë, veçanërisht në këto temperatura,” thotë ai.

Ka pacientët që janë lënë të vdesin në një spital qeveritar turk të braktisur nga stafi mjekësor, shkruan Sky News. Banorët e Antakias, pranë kufirit me Sirinë, kanë plaçkitur supermarketet pasi kanë mbetur pa ushqim, shtëpi apo ndihmë, raporton korrespondenti special Alex Crawford nga periferia e qytetit.

“Shumë njerëz në këtë krahinë mendojnë se janë harruar, pasi nuk kanë marrë ndihmë”, tha Craëford.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN