MENU
klinika

Mijëra banorë në rrezik për jetën

Moti i ftohtë vështirëson punën e ekipeve të shpëtimit në në Turqi dhe Siri

07.02.2023 - 14:06

Kushtet e vështira të motit po pengojnë përpjekjet e ekipeve të emergjencës për të shpëtuar të bllokuarit nën rrënoja në Turqi dhe Siri duke rrezikuar mijëra jetë njerëzish, shtëpitë e të cilëve u shembën nga tërmeti këtë të hënë.

Familjet e zhvendosura në veriperëndim të Sirisë dhe familjet e refugjatëve sirianë që jetojnë në Turqi, kryesisht në vendbanime kalimtare janë më të rrezikuarat pasi temperaturat vazhdojnë të bien gjatë natës në vlera ekstreme.

Fotot e shkrepura nga qytetet e goditura nga tërmeti në Turqinë juglindore tregojnë familjet që grumbullohen pranë vatrave të zjarrit për t’u ngrohur.

Dëshmitarët në veriperëndim të Sirisë u shprehën për CNN se kushtet atje janë të tmerrshme, pasi tërmeti ka lënë pas mijëra viktima ndërkohë që të mbijetuarit vijojnë të flenë në rrugë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Dëgjojmë zërat e tyre, janë gjallë, por si nxjerrim dot nga rrënojat”

Katastrofë me mijëra viktima në Turqi, por situata më dëshpëruese në Siri!