MENU
klinika

I shpallur në kërkim ndërkombëtar

Kush është ish-efektivi që u arrestua në Çeki

08.02.2023 - 12:57

Është arrestuar në Çeki ish-efektivi i policisë së Sarandës Albert Lamaj, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për plagosje të rëndë me dashje.

Në vitin 2017, 38 vjeçari qëlloi me thikë shtetasin me iniciale M. Gj., duke i shkaktuar dëmtime të rënda në mëlçi.

“Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve policore çeke, u bë lokalizimi në Çeki, kapja dhe arrestimi provizor i shtetasit Albert Lamaj, 38 vjeç, banues në Ballsh.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, e ka dënuar me 2 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Shtetasi Albert Lamaj, në datën 03.03.2017, në lagjen nr.3 Sarandë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur rëndë, me mjet prerës (thikë), shtetasin M. Gj.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët grekë dhe ata çekë, vijon procedurat për ekstradimin e këtyre 2 shtetasve drejt Shqipërisë”, njoftoi policia.

Sherri për qentë
Shtetasi Albert Lamaj dhe fqinji i tij me iniciale M. Gj, banues ne lagja nr.3, janë përfshirë në një konflikt për shkak të disa qenve që kishte në shtëpi ish-efektivi.

Plagosja ndodhi më 3 mars 2017. Në dëshmin e tij për policinë i plagosuri. shtetasi me iniciale M. Gj është shqetësuar nga te lehurat e qenve.

Ai ka shkuar në banesën efektivit dhe ka gjetur në banesë bashkëshorten e tij, të cilës iu është drejtuar me fjalët “qentë tuaj po më shqetesojnë, nuk flemë dot”, e më pas është larguar në shtëpinë e tij.

Albert Lamaj është vënë në dijeni nga bashkëshortja për atë çfarë kishte ndodhur dhe ia shkuar në banesën e fqinjit të tij veshur me uniformën e punonjësit të Policisë Bashkiake.

“Tek porta e banesës sime vjen shtetasi Albert Lamaj me automjetin e tij tip Mercedez me ngjyre gri e parkoi para baneses time”, tregoi në dëshmi i plagosuri, duke shtuar “Mu drejtua me fjalët, çfarë ke që erdhe tek banesa ime.”

Shtetasi M. Gj, rrëfeu se i kishte kërkuar efektivit të largonte qentë nga banesa e tij dhe Albert Lamaj iu është përgjigjur: “Nuk me do k…”.

Pasi 38-vjeçari e ka ofenduar, ai ka tentuar ta përzërë nga shtëpia. Por në ato çaste Albert Lamaj ka marre nga automjeti i tij një thike dhe e ka goditur me thikë fqinjin.

“Albert Lamaj shkoi tek mjeti qe kishte parkuar para baneses sime, merr nje thike te cilen e kishte ne nje kllef te zi … ishte nje thike me teh te gjate dhe doreze te zeze, dhe pa me folur fare u leshua ne drejtimin tim dhe me goditi me thike disa here ne krah te djathte tek brinjet ne krah te melçise”, tregoi ai.

Pasi plagosi fiqnjin, Albert Lamaj e ka hedhur thikën dhe është larguar nga vendngjarja me automjetin e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga grupi i Avdylajt tek vëllai i Rrumit e Plarent Dervishaj

Kush janë ‘të fortët’ që policia u çmontoi kamerat