MENU
klinika

Zelensky: Nuk mjafton paqja

“Ukrainasit hodhën në erë digën e Bakhmutit”

26.02.2023 - 16:53

Vijojnë të jenë intensive luftimet mes trupave ukrainase dhe atyre ruse në rajonin e Bakhmutit, ku gjatë natës janë aktivizuar dhe sirenat e alarmit për sulme të mundshme ajrore nga avionët e Putin.

Një akuzë ndërkohë vjen nga zyrtarët pro-rusë në Bakhmut, të cilët akuzojnë trupat vendase se kanë hedhur në erë digën kryesore që ndodhet në këtë rajon me synimin e vetëm për të ndaluar ofensivën e re ruse që ka nisur në 1 vjetorin e shënimit të luftës.

Ndërkohë, në mesazhin e radhës drejtuar popullit ukrainas, presidenti Zelensky u shpreh se edhe nëse nënshkruhet një traktat paqeje, Ukraina do të vazhdojë të mbrohet dhe për shumë vite të tjera.

“Edhe nëse do të firmosnim një traktat paqeje, rreziku për një tjetër sulm nga Rusia do të ishte permanent dhe për këtë arsye Ukraina do të duhej të ishte gati të mbrohej, të paktën dhe për 10 vite të tjera”, tha Zelensky.

Nga ana tjetër, edhe presidenti Putin ka vijuar me akuzat e tij, por ai si gjithmonë fut në lojë dhe Perëndimin, që sipas tij kërkon të vijojë konfliktin me një qëllim të vetëm asgjësimin e Rusisë.

“Perëndimi ka vetëm një objektiv dhe ai është asgjësimi i Rusisë. Perëndimi mund ta pranojë Rusinë e mesin e vendeve të civilizuar vetëm të copëzuar. Po pse? Vetëm për ta komanduar dhe për ta pasur në kontroll”, u shpreh Putin për një media vendase.

Shënimi i 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë

Kryeministri Rama homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

Dyshimet se pas vrasjes fshihet një grup i strukturuar kriminal

Atentati mafioz ndaj djalit të ish-gjyqtarit, dosja i kalon SPAK!

“Distancohem nga çdo bisedë e kolegut tim me Suel Çelën“

I doli emri në dosje, gazetari reagon nga SHBA