Bledi Mane është penduar që doli nga ‘Big Brother VIP Albania’. Ai u largua me dëshirë të martën e kësaj jave që lamë pas por mesa duket sjellja e Kiarës një natë më parë ia ka ndryshuar mendjen.
”U pendova kur pashë reagimin e Kiarës. Por dhurata është dhuratë”-tha ai.
Ai tregoi se gjithçka e bëri në mënyrë që Kiara dhe Luizi të mos ndaheshin, pasi ishin të 3 në nominim, megjithatë ka treguar një arsye tjetër.
I ftuar sot në Fan Club, ai tha se kishte frikë se i kthehej varësisë ndaj alkoolit, pasi në shtëpi kishte shumë dhe ai nuk po rezistonte dot.
“Problemi është që unë kam qenë me reputacion të keq, por publiku ndryshoi mendje sapo hyra. Hyra si tigër dhe dola si fisnik. Ja di huqet vetes, varësitë. Kur shikoja që llamba e kuqe e alkoolit po ndizej aty brenda thashë largohu. Më dukej vetja i fortë, por e kuptova që mund të abuzoja me alkoolin.”- tha Bledi.