MENU
klinika

85 të plagosur

Tragjedi në Greqi! Përplasen dy trena gjatë natës, 32 viktima

01.03.2023 - 11:09

Të paktën 32 persona kanë vdekur dhe 85 të tjerë janë plagosur pasi dy trena u përplasën në veri të Greqisë. Mediat vendase shkruajnë se një tren që transportonte rreth 350 pasagjerë u përplas me një tren mallrash që po udhëtonte në drejtim të kundërt pranë qytetit të Larisës gjatë natës, duke shkaktuar aksidentin tragjik.

Ekipet e shpëtimit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë punuar gjatë natës për të gjetur të mbijetuar, ndërkohë që shkaku i aksidentit nuk është zbardhur ende. Rreth 150 zjarrfikës dhe 40 ambulanca janë në vendngjarje.

Treni i pasagjerëve po udhëtonte nga Athina për në qytetin verior të Selanikut kur u përplas kokë më kokë me trenin tjetër, duke shkaktuar zjarr në të paktën një nga vagonët. Flakët u përhapën dhe fotoja e publikuar nga mediat vendase tregonte shtëllunga të dendura tymi. Të paktën njëri prej tyre u shkatërrua plotësisht.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi