MENU
klinika

Treni me pasagjerë u fut në shinat e gabuara!

Si ndodhi tragjedia në Greqi, pse treni ndërroi rrugë…

01.03.2023 - 11:10

Mediat greke kanë zbardhur itinerarin e aksidentit tragjik që ka ndodhur pak para mesnate në Greqi. Sipas raportimeve të para nga grupi hetimor që kamarrë në dorë ngjarjen, treni me 350 udhëtarë është përballur me një incident pasi një kabull elektrik ka rënë në një nga vagonat duke shkaktuar masë.

Për rrjedhojë, drejtuesi i trenit ka ndryshuar rrugë dhe është futur në shina të tjera, pa e ditur që përballë tij po vinte një tren komercial që transportone mallra. Brenda pak minutave, dy trenat u përplasën kokë më kokë duke bërë që një pjesë e vagonave të merrnin flakë. Deri më tani, numërohen 32 të vdekur dhe 85 të plagosur. Grupet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes dhe pritet që bilanci të përkeqësohet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi