MENU
klinika

Afati deri më 6 Mars

PS dërgon në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 14 majit

04.03.2023 - 12:13

Partia Socialiste e Shqipërisë kërkon zyrtarisht të regjistrohet në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Burime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmojnë se në këtë institucion ka mbërritur kërkesa zyrtare e firmosur nga Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PS Eridian Salianji, ku kërkohet regjistrimi i këtij subjekti.

Në ditët në vijim pritet dhe mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për miratimin formal të kësaj kërkese.

Kujtojmë se dy ditë më parë Partia e Lirisë u regjistrua në KQZ.

Ndërkohë, më datën 6 mars mbyllet edhe afati për partitë politike për t’u regjistruar në KQZ për këto zgjedhje, ndërsa pritet që këto dy ditë Berisha do të marrë vendimin mbi mënyrën se si do të garojnë kandidatët e tij, pasi dje gjykata vendosi t’ia lërë vulën Aliebeajt.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin