Kandidati zyrtar i Opozitës për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka deklaruar se Dashamir Shehi, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) do ta mbështesë në betejën kundër kryebashkiakut Erion Veliaj. I ftuar në RTSH, Këlliçi tha se kjo gjë do të shihet në ditët në vijim. Ai e konsideroi një aset Shehin, kryesisht për Tiranën.
“Zoti Shehi do të jetë krah meje në këtë betejë dhe do ta shihni në ditët në vijim. Ai është një asset për të gjithë klasën politike shqiptare, por në mënyrë të veçantë edhe për Tiranën, kryeqytetin,”- tha Këlliçi.
Dashamir Shehi ka shprehur shumë herë dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës. Në këto zgjedhje lokale, Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Demokratike Astrit Patozi kanë krijuar Aleancën Progresiste për tu futur bashkë në 14 maj, duke lajmëruar se do të nxirrnin kandidatët e tyre, në një kihë që PD-ja është në ‘luftë’.