Një tjetër kandidat tërhiqet nga gara e 14 majit nga Partia Demokratike. Kandidati për Bashkinë e Krujës, Sabah Sheta, është tërhequr pasi sipas tij nuk do t’i shërbejë më përçarjes së demokratëve. Në një postim në facebook Sheta thotë se edhe pse është ndier i nderuar Në një postim në facebook Sheta thotë ka marrë me qindra mesazhe nga qytetarët të cilët sipas tij i kanë shprehur keqardhje që opozita është e përçarë, duke i dhënë sërish shans Edi Ramës në Krujë.
“Kam reflektuar këto ditë dhe kam vendosur të mos bëhem pjesë e asnjë farse politike, të mos i shërbej përçarjes demokrateve dhe qytetareve te mi, atyre qe na respektuan ne si force politike dhe na votuan masivisht ne 25 prill 2021. Kjo është arsyeja madhore pse kam vendosur të tërhiqem nga kandidimi për Bashkinë e Krujës në emër të PD. Por kjo nuk do të thotë se do të largohem nga fusha e betejës”, shkruan Sheta.
Ai i kërkon votueve që çdo votë të shkojë për logon e Partisë Demokratike për listën e këshilltarë, pasi sipas tij demokratët dhe qytetarët meritojnë të përfaqësohen sa më shumë dhe sa më mirë nga një parti e pa kapur nga oligarkët, që nuk është në listën e zezë të SHBA.
“Jam i bindur se beteja jonë për 14 majin nuk duhet dhe, të paktën, në Krujë; nuk do të jetë një betejë mes vetes, por vetëm me qeverinë! Me tërheqjen time nga gara për kryetar bashkie dua të përcjell një mesazh për qytetarët e Krujës, Fushe Krujës, Niklës, Thumanës, Bubqit dhe Malësisë në 14 Maj, votoni listën e këshilltarëve me logon e Partisë Demokratike. Ka mbaruar koha kur ne falim pushtet, qoftë Edi Ramës, qoftë Ilir Metës. Është koha për të forcuar Partinë Demokratike dhe për të siguruar të ardhmen e saj! Me respektin me te madh për ju Sabah Sheta”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se i fundit nga tërhqjet e kandidatët të Partisë Demokratike ishte Gjergji Gjata, i cili u vendos nga PD si kandidat për Bashkinë e Korçës. Ai u tërhoq nga gara bashkë me kandidatët e këshillit bashkiakë. Po ashtu, nga gara u tërhoqën edhe kandidati i Lezhës Sandër Marku, e ndërsa nuk u miratuan nga kryesia, Bujar Vreto në Librazhd, Ibrahim Bruka në Vorë dhe Genc Doçi në Kurbin.
Një lëvizje e tillë duke se është e shoqëruar me shumë pikëpyetje! Pse po tërhiqen kandidatët? A fshihet pas Sali Berisha? Dyshimet për këtë u shtuan kur media krah Berishës, u “sulën” ndaj kandidatit të Tiranës, Roland Bejko, një njeri i rreshtuar që në krye të herës kundër frymës Berishiste që ka kapluar në Partinë Demorkatike. Mediat krah Berishës, e cilësuan Roland Bejkon si një njeri që nuk ka folur kurrë kundër Edi Ramës apo Erion Veliajt. Për këtë akuzë reagoi edhe vetë Bejko.
Derisa lista të zyrtarizohet edhe me regjistrimin formal në KQZ, Alibeaj publikisht në fushë-betejë ka kandidatin e Tiranës, të përcaktuar mes dilemash e përplasjesh, Roland Bejkon apo edhe Agron Kapllanajn në Mallakastër, të dy të sulmuar ashpër nga Sali Berisha dhe njerëzit pranë tij. 14 janë ende kandidatët të Partisë Demokratike për kryebashkiakë.
Emrat e PD për 14 Majin
1. Tiranë-Roland Bejko
2. Mallakastër- Agron Kapllanaj
3. Patos- Pranvera Rizai
4. Fier -Eriselda Zotaj Çelaj
5. Poliçan – Florian Qamo
6. Kuçovë – Ilirjan Koxhaj
7. Kamëz – Bilbil Bajraktari
8. Dibër – Naim Gazidede
9. Dimal- Dritan Sula
10. Sarandë- Skënder Muço
11. Mirditë-Mark Ruçi
12. Vau i Dejës- Klomentina Drini
13. Gjirokastër-Shemsho Lamaj
14. Këlcyrë-Adriatik Spahiu
Kandidatë të tërhequr apo të pamiratuar
1. Lezhë – Sandër Marku (tërhequr)
2. Krujë – Sabah Sheta (I tërhequr)
3. Librazhd -Bujar Vreto (I pamiratuar nga Kryesia)
4. Vorë- Ibrahim Bruka (I pamiratuar nga Kryesia)
5. Kurbin- Genc Doçi (I pamiratuar nga Kryesia)
6. Korçë-Gjergji Gjata (i tërhequr)