MENU
klinika

Lushnje/ Dyshohet për hakmarrje

Të shtënat me armë, babai humb jetën, plagoset vajza

30.03.2023 - 17:56

Ditën e sotme në fshatin Ballagat të Lushnjes një person është vrarë me armë zjarri ndërkohë që një tjetër ka mbetur e plagosur.

Burime bëjnë me dije për BW, një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të babë e bijë duke vrarë kryefamiljarin ndërkohë që vajza e tij ka mbetur e plagosur.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje.

Nuk dihet ende identiteti i autorit të ngjarjes. Policia po punon për kapjen e tij dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.