MENU
klinika

Analiza

Armët bërthamore në Bjellorusi, çfarë fshihet pas vendimit?

06.04.2023 - 10:59

Presidenti rus Putin njoftoi së fundmi planet për vendosjen e armëve taktike bërthamore në Bjellorusi. Ai tha se shkak për këtë vendim është bërë mbështetja ushtarake në rritje e Perëndimit për forcat ukrainase, përfshirë vendimin e Britanisë javën e kaluar, për të dërguar mjete të blinduara në Ukrainë, që përmbajnë uranium të varfëruar.

Autoritet bjelloruse bënë të ditur të martën se trysnia politike dhe ekonomike nga Shtetet e Bashkuara, Britania, NATO dhe Bashkimi Evropian, u bë shkak që ky vend të pranojë vendosjen e armëve bërthamore ruse në territorin e saj.

“Duke pasur parasysh këto rrethana dhe shqetësimet dhe rreziqet legjitime që rrjedhin prej tyre në sferën e sigurisë kombëtare, Bjellorusia është e detyruar të përgjigjet duke forcuar aftësitë e veta të sigurisë dhe mbrojtjes”, shkruhej në një deklaratë të ministrisë së Jashtme të Bjellorusisë.

Putin: Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi - Vizion Plus

Në deklaratë thuhej më tej se planet e Rusisë për të vendosur armë bërthamore taktike në këtë vend, nuk do të bien ndesh me marrëveshjet ndërkombëtare, objektivi i të cilave është parandalimi i përhapjes së armëve bërthamore dhe se nuk do të jetë qeveria bjelloruse ajo që do të ketë kontrollin e këtyre armëve.

Matt Korda, analisti shumë i njohur në Federatën e Shkencëtarëve Amerikanë ka treguar prapaskenat se çfarë fshihet pas lëvizjes atomike të Vladimir Putinit në Bjellorusi.

“Njoftimi i Putinit ngre më shumë pyetje sesa përgjigje. Më e rëndësishmja, mbetet shumë e paqartë nëse Rusia në të vërtetë synon të vendosë armë bërthamore në territorin bjellorus apo po zhvillon infrastrukturën e nevojshme për t’i vendosur ato potencialisht në të ardhmen.

Është gjithashtu e paqartë se çfarë përfitimi ushtarak do të përfitonte Moska: avionët bjelloruse Su-25 Frogfoot, për të cilët Rusia pretendon se janë të pajisur për të mbajtur armë bërthamore, me të cilat mund të synojë Ukrainën dhe vende të tjera me armë bërthamore nga e territorit të tyre”. Teknikisht, çfarë do t’i duhej Rusisë për të arritur atë që u njoftua?

Putin nënshkruan marrëveshjen me Lukashenkon: Do vendosim armë bërthamore në Bjellorusi -

“Një veprim si ai i shpallur nga Putini do të sillte komplikime të rëndësishme logjistike, pasi Rusia do të duhej të dislokonte anëtarë të 12 GU MO në Bjellorusi për të kontrolluar bunkerët dhe kokat e luftës.

Për më tepër, ndërtimi i një bunkeri të ri të ruajtjes së armëve bërthamore në pak muaj duket si një detyrë e frikshme, veçanërisht pasi modernizimi i vendeve ekzistuese të magazinimit në pjesë të tjera të Rusisë ka marrë vite për t’u përfunduar”, tha ai.

Eksperti gjithashtu paralajmëroi se këto lëvizje mund të shkaktojnë reagime në shtete të tjera me armë bërthamore, duke përfshirë Kinën, e cila mund të vendosë të rrisë aftësitë e tyre bërthamore dhe rrjedhimisht të rrisë rolin që këto forca luajnë në strategjitë e tyre ushtarake përkatëse.

Rusia aktivizon “Oreshkin”

Paralajmërimi ogurzi që vjen nga Ukraina!

Shefi i NATO-së takohet me Trump në Florida!

Çfarë diskutuan Mark Rutte dhe presidenti i zgjedhur i Amerikës

Analiza e DW: Si do të veprojë qeveria

A mund të arrestohet Benjamin Netanyahu në Gjermani?

Netanyahu “barazohet” me Putinin

E ardhmja e Izraelit varet “në fije të perit”

Çfarë dimë për raketën ruse ‘Oreshnik’!

Putin: Asnjë komb tjetër nuk ka armë si tonat

Dy sekretarë të tjerë mund të kenë fatin e Gaetz

Bie “ushtari” i parë i Trump, Prokurori i Përgjithshëm jep dorëheqjen