MENU
klinika

Analiza

Spiunimi i vendeve, Amerika po humb aleatët…

10.04.2023 - 13:03

Hetimi ka nisur me kërkesë të Pentagonit dhe nuk është e qartë nëse mund të publikohen më shumë dokumente dhe cili është shkaku i publikimit të tyre. Një zyrtar i administratës amerikane tha, siç raportohet nga USA Today, se personi përgjegjës për rrjedhjen mund të jetë një ekstremist që simpatizon Rusinë, një ideolog që dëshiron të ndryshojë rrjedhën e luftës ose një spiun i pabesë amerikan.

“New York Times” ishte e para që raportoi për rrjedhjen e të dhënave. Një tufë dokumentesh të ekspozuara në mediat sociale hedhin dritë të re mbi gjendjen e luftës në Ukrainë, duke treguar se sa thellë SHBA ka depërtuar në ushtrinë dhe shërbimet e inteligjencës ruse dhe duke zbuluar se Uashingtoni ka spiunuar disa nga aleatët e tij më të ngushtë, duke përfshirë Ukrainën, Izraelin dhe Korenë e Jugut, përveç kundërshtarëve të saj. Dokumentet e zbuluara tashmë kanë komplikuar marrëdhëniet me aleatët, duke ngritur dyshime për aftësinë e Amerikës për të mbajtur sekretet e saj.

Një zyrtar amerikan e quajti këtë një “shkelje masive”, ndërsa FBI nisi një hetim të premten dhe do të përpiqet të gjejë burimin e rrjedhjes. Zyrtarët amerikanë pranojnë se dokumentet duket se janë raporte legjitime të inteligjencës të përpiluara nga Shefat e Shtabit të Përbashkët të Pentagonit, por të paktën një prej tyre është ndryshuar nga origjinali në moment të fundit.

Ja çfarë dihet deri më tani:

Bahmut

Vlerësimi i zymtë i betejës së Bahmutit që shfaqet në dokumente kap vetëm një moment, nga fundi i shkurtit, të betejës tashmë 10 mujore për Bahmutin, një nga më të gjatat dhe më vdekjeprurësit e të gjithë luftës. Ushtria ukrainase ishte afër humbjes së një beteje kyçe në luftë. E vetmja rrugë furnizimi për ushtarët ukrainas që luftonin në rrugët e qytetit lindor të Bakhmut ishte e bllokuar. Ndërsa ushtarët ukrainas luftojnë kundër një sulmi nga mercenarët e grupit Wagner dhe forcat speciale ruse, duke përballuar zjarrin e artilerisë. Dokumentet fokusohen në fushëbetejat e lidhura me Bakhmutin, duke përfshirë dy manovra anësore nga ushtria ruse nëpër fusha dhe fshatra në veriperëndim dhe në jugperëndim të qytetit, lëvizje synonte të rrethonte ukrainasit duke ndërprerë rrugët e furnizimit.

“Forcat ukrainase janë rrethuar pothuajse plotësisht nga forcat ruse në Bakhmut që nga 25 shkurti,”- thuhet në dokumente.

Dokumentet tregojnë për mungesa kritike me të cilat përballet ushtria ukrainase. Ato tregojnë se SHBA-të duket se kanë spiunuar edhe liderët më të lartë ushtarakë dhe politikë të Ukrainës. Gjenerali Kirill Budanov, kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, thuhet se ka ofruar të dërgojë në Bakhmut njësi elitare për të larguar rusët që kërcënojnë rrugën e furnizimit. Budanov citohet të ketë përshkruar situatën aktuale të Ukrainës si “katastrofike”.

Wagner

Sipas dokumenteve, grupi mercenar Wagner mbetet një forcë e fuqishme me ndikim jo vetëm në Ukrainë, por në mbarë botën. Wagner thuhet se po punon në mënyrë aktive për të penguar interesat e SHBA-së në Afrikë dhe ka konsideruar zgjerimin në Haiti, pikërisht nën hundën e SHBA-së. Që kur Yevgeny Prigozhin, një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, pranoi se themeloi Wagner shtatorin e kaluar, ka marrë qendën e vëmnendjes.  Ai krijoi një ushtri nga të dënuarit rusë të liruar dhe punësoi – sipas një vlerësimi nga dokumentet – rreth 22,000 ushtarë.

Izraeli

Ndër zbulimet ishte një pretendim se udhëheqja e Mossad, shërbimi i inteligjencës së jashtme izraelite, inkurajoi personelin e agjencisë dhe qytetarët izraelitë të merrnin pjesë në protestat antiqeveritare. Në mars, Izraeli u paralizua nga protestat mbi planin e qeverisë për reformën në drejtësi, të cilin SHBA-ja – aleati më i ngushtë i vendit të Lindjes së Mesme – e kritikoi.

Informacioni në dokumente përkon me akuzat e pabazuara të djalit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Yair, i cili pretendonte se pas protestave qëndronin elementë armiqësorë brenda komunitetit të inteligjencës izraelite dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.

Korea e Jugut

Kur raportet dolën në fund të vitit të kaluar se Seuli kishte rënë dakord të shiste predha artilerie për të ndihmuar SHBA-në, këshilltarët kryesorë të presidentit Yun Suk-yeol ishin të shqetësuar se amerikanët aleatët i transferojnë ato në Ukrainë. Sekretari i Jashtëm i Yun, Ji Moon Hui, i tha shefit të tij, këshilltarit të sigurisë kombëtare Kim Sung Han, se qeveria ishte e shqetësuar se SHBA nuk do të ishte përfituesi i fundit i predhave. Prandaj Kim “sugjeroi mundësinë” për t’i shitur 330,000 predha artilerie 155 mm Polonisë, sepse “furnizimi i shpejtë i municioneve në Ukrainë ishte gjithsesi qëllimi përfundimtar i SHBA”. Por Kim, edhe Yi dhanë dorëheqjen muajin e kaluar për arsye të pazbuluara.