Aktivisti i opozitës Vladimir Kara-Murza është dënuar me 25 vjet burg në Rusi për akuzat e lidhura me kritikat e tij ndaj luftës në Ukrainë.
Mediat e huaja shkruajnë se ai u shpall fajtor për tradhti dhe përhapje të informacionit për ushtrinë ruse. Ish-gazetari dhe politikani ruso-britanik është një nga disa kundërshtarë të Putinit që janë arrestuar ose janë detyruar të largohen nga Rusia.
Vetë Vladimir Kara-Murza i ka mohuar të gjitha akuzat. Dënimi 25-vjeçar i Kara-Murza ishte maksimumi i kërkuar nga prokurorët dhe është dënimi më i gjatë që një figurë opozitare ka marrë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
U deshën vetëm pak minuta që gjyqtari të vendoste për çështjen e tij. Gjykatësi tha se Kara-Murza do të vuante dënimi në një burg të regjimit të rreptë dhe se ai do të gjobitej me 400,000 rubla (4,900 dollarë; 4,000 £).