Silvi Bardhi, zëdhënësja e fushatës së kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka publikuar një dokument që shkolla e mesme “Harry Fultz” në kryeqytet i ka kthyer Plarent Ndrecës. Ky i fundit është përfaqësues ligjor i PS dhe në janar 2023 ka kërkuar informacion për Këlliçin.
Nisur nga lajmet e përhapura nga disa media, se Belind Këlliçi nuk ka diplomë të shkollës së mesme pasi nuk e ka kryer atë, stafi i fushatës së tij ka publikuar dokumentin e vulosur të shkollës “Harry Fultz”, sipas të cilës kandidati i opozitës për Tiranën ka përfunduar studimet parauniversitare në këtë institucion arsimor.
“Kjo shkresë e Harri Fultz, tregon se Belind Këlliçi ka qënë nxënësi me mesataren 9.7 dhe nisur nga këto rezultate është zgjedhur dhe President i Këshillit Studentor ne vitin 2004.
Shkresa e shkollës, tregon se si në shumë raste të tjera, si një praktikë që e kanë ndjekur shumë nxënës për të vijuar studimet në SHBA, në Britani, apo Çeki, edhe në rastin e Belind Kelliçit, kjo ka ndodhur pas 4 viteve”, është shprehur zëdhënësja Silvi Bardhi.
Më tej, ajo ka treguar se pas përfundimit me sukses dhe rezultate të larta të studimeve parauniversitare nga Belind Këlliçi në Tiranë, ky i fundit është pranuar për të ndjekur studimet e larta në Universitetin e Maryland në SHBA.
Deklaratë e zëdhënëses së fushatës për Bashkinë Tiranë, Silvi Bardhi
Erjon Veliaj i cili në 8 vite la 160 mijë banorë të Tiranës, të zonës së Astirit, Liqenit të Thatë, Kodrës së Priftit, pa një çerdhe, pa një kopësht, pa një shkollë.
Erjon Veliaj që arsimin e kupton si një mundësi të mirë për tender, pasi jep për një godinë 3 herë më shumë para’ se sa Bashkimi Europian.
Erjon Veliaj që ka mbledhur 41 milionë euro nga taksa e infrastrukturës për arsimin, dhe nuk tregon se ku kanë shkuar këto para të qytetarëve të Tiranës.
Erjon Veliaj që një ambient të destinuar për shkollë ia hoqi qytetarëve të Tiranës dhe ia dha Bolinos, medias me të cilën fabrikon shpifjet e sulmet për interes të tij, medias që financohet edhe nga inceneratorët.
Ky, kryebashkiak pra, po gërmon së fundmi për shkollimin e Belind Këlliçit, dhe ka furnizuar mediat e tij me spekullime të ulëta.
Këtë komunikim po e bëjmë për qytetarët.
Kjo shkresë e Harri Fultz, tregon se Belind Këlliçi ka qënë nxënësi me mesataren 9.7 dhe nisur nga këto rezultate është zgjedhur dhe President i Këshillit Studentor ne vitin 2004.
Shkresa e shkollës, tregon se si në shumë raste të tjera, si një praktikë që e kanë ndjekur shumë nxënës për të vijuar studimet në SHBA, në Britani, apo Çeki, edhe në rastin e Belind Kelliçit, kjo ka ndodhur pas 4 viteve.
Procesi i pranimit në Universitetin shtetëror të Marylend-it, është shumë serioz.
Në Universitetin e Marylend-it, nuk ka asgjë të ngjashme me “Kinema Baldushkun” e Erjon Veliajt, dhe nuk blihet një pishë me 5 mijë euro.
Belind Kelliçi është pranuar, ka dhënë të gjitha provimet e standardizuara që kërkon procesi, ka marrë bursë, ka pasur rezultate të shkëlqyera, ka marrë 123 kredite, nga 120 që kërkon ligji atje, ka marrë medalje, është diplomuar me titullin “Summa Cum Laude” dhe është shpallur Studenti me mesataren më të lartë në diplomim.
Duke parë se njerëzit po reagojnë, se njerëzit e duan ndryshimin. Duke parë se nuk ka bilanc dhe se në 8 vite ka keqqeverisur dhe ka abuzuar me buxhetin më të madh që ka pasur ndonjëherë ndonjë bashki, Erjon Veliaj në këto kushte është gati të sulmojë edhe Shkollën “Harry Fultz”, edhe Universitetin e Marylend-it.
Asgjë nga këto nuk i shërbejnë qytetit dhe banorëve të Tiranës.
Belind Këlliçi është i vendosur në rrugën e tij që sjell ndryshimin.
Eshtë i vendosur të realizojë projektin me 5 prioritetet kyçe që sjellin zbutjen e kostos së jetesës për qytetarët e Tiranës.