MENU
klinika

Mes tyre dhe dy shqiptarë

Zgjedhjet në Greqi, regjistohen 50 parti e koalicione

27.04.2023 - 11:45

Regjistrohen 50 parti politike, koalicione si dhe kandidatë të pavarur për zgjedhjet parlamentare në Greqi. Protothema shkruan se në Prokurorinë e Gjykatës së Lartë kanë regjistruar pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare të 21 majit 2023 gjithsej 50 parti, koalicione partish dhe kandidatë individualë, më shumë se dyfishi i numrit të zgjedhjeve të fundit kombëtare të vitit 2019. Mes partive greke janë dhe dy kandidatë shqiptarë që garojnë në zgjedhjet e 21 prillit. Fatos Malaj për herë të dytë me PASOK kandidon në zonën A të kryeqytetit Athinë dhe Adiljan Koxhaj, nga brezi i dytë i emigrantëve kandidon me SYRIZA në zonën B të Athinës dhe Pireut.

Afati për dorëzimin e deklaratave për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme nacionale ka skaduar në mesnatë. Kështu, në zgjedhje deklaruan pjesëmarrjen 38 parti, 10 koalicione partiake dhe 2 kandidatë individualë. Krahas faktit se dyfishi i partive kanë paraqitur deklarata për pjesëmarrje, dyfishi i numrit të koalicioneve partiake të paraqitura për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të majit.

Për zgjedhjet nacionale-parlamentare të 7 korrikut 2019 , në Prokurorinë e Gjykatës së Lartë kishin deklaruar pjesëmarrjen 24 parti dhe koalicione partish. 4 parti dhe koalicione partish ishin shkëputur nga Departamenti Politik i A1-së, ose për shkak të mungesës së dokumenteve të nevojshme, ose për shkak të të drejtës së përdorimit të titullit të partisë, ose edhe për arsye të tjera formale. Kështu, në vitin 2019 morën pjesë në zgjedhje 20 parti dhe koalicione partish.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi