Florian Binaj ndonëse vitet e fundit është përqendruar tek moderimi dhe emisionet televizive, ai prej shumë vitesh njihet si aktor me imitimet e tij të pazëvendësueshme.
Binaj, i cili njihet si një nga aktorët që ka imituar kryeministrin Edi Rama është shprehur në një intevistë për moderatoren Rozana Ladin se si politikanët mërziten që imitohen në një lloj mënyre ku figura e tyre del keq.
Por, Binaj është shprehur se qëllimi i imitimit është pikërisht të nxjerrë diçka që nuk bën ndaj nuk ka rëndësi edhe nëse ato figura politike mërziten.
“Te personazhet publikë dhe politikë është sfida e brendshme kush imiton kë? Ka nga ata që mburren, psh mua më imiton Roza nuk më imiton dosido. Mirë thotë tjetri por mua më imiton Flori. Ata duan që kur të imitohen të dalin më mirë sesa kanë dalë vetë kur në fakt qëllimi i imitimit është e të nxjerrë diçka që nuk e bën. Shpesh mërziten por nuk është se mërzitemi ne kështu që jeta vazhdon”, tha ai.