MENU
klinika

Ç’ndodhi mes tyre gjatë festës së ditëlindjes?

Arsyeja e vërtetë e ndarjes së Getinjos dhe Vivien!

01.05.2023 - 11:15

Reperi Getinjo dhe Vivien Thano i dhanë fund lidhjes së tyre pak javë më parë. Ata e nisën lidhjen e tyre gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova” dhe e vazhduan edhe jashtë por mesa duket nuk zgjati shumë.

Emisioni “Prive” në një nga kronikat e përjavshme i ka cilësuar si të vërteta thashethemet që qarkullojnë për një ndarje të mundshme mes tyre.

Duket se shkas për këtë janë bërë debatet e vazhdueshme me njëri-tjetrin dhe pikëpamjet e ndryshme përsa i përket të ardhmes së “përbashkët”.

Raportohet se një prej debateve të tyre më të forta ka ndodhur në Zvicër një ditë pas festimit të ditëlindjes së 30-të të Getinjos. Arsyeja e këtij konflikti, mbetet sërish mister.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Le të më largojnë nga shtëpia nëse…”

Getinjo vesh bluzën e UÇK-së në Big Brother VIP Kosova