MENU
klinika

Zgjedhjet

Minxhozi: Faji kryesor për përçarjen dhe mosbashkimin e PD-së bie mbi Berishën

05.05.2023 - 19:53

Analisti Skënder Minxhozi, në intervistën për “News Line” në ABC Neës tha se përgjegjësia politike e Sali Berishës është mosbashkimi i PD-së. I pyetur nga gazetarja Viol Xhafaj, analisti Minxhozi shtoi se faji politik për mosbashkimin e forcës opozitare më të madhe në vend bie mbi Sali Berishën.

“Nëse do të identifikonim një përgjegjësi politike të Berishës në këto zgjedhje do të ishte ajo e mosbashkimit të së djathtës përballë Edi Ramës. Pas 8 janarit, ai shpalli si sfidë por e pati edhe si detyrë si një lider i rikthyer që të gjitha sherret dhe konfliktet dhe të gjitha sfidat që la hapur ajo datë, të shëroheshin nëpërmjet një procesi politik përbashkues, që do t’i mblidhte të gjithë rreth një tryeze. Ju e kujtoni se ka pasur propozime konkrete ku janë hedhur propozime për të lënë mënjanë gjyqet, sherret dhe ndasitë juridike dhe për të gjetur një mekanizëm.”, u shpreh gazetari.

“Faji politik kryesor për mosbashkimin dhe për këtë situatë kaq të përçarë është i Sali Berishës. Nëse do të identifikoja një përgjëgjësi të tijën nuk do të ishte edhe aq rezultati konkret më 14 maj, që do të jetë pasoja. Por unë do të fokusohesha tek shkaku që është pamundësia dhe paaftësia e tij për të bashkuar PD në dyert dhe në afrimin e këtij takimi kaq të madh elektorale që është shumë i rëndësishëm në optikën e zgjedhjeve të përgjithshme të 2015-ës.”, shtoi më tej Minxhozi.

Ndërkohë, i pyetur nga gazetarja nëse Berisha do të largohet nga skena politike nëse nuk triumfon me 14 Maj, analisti theksoi:

“Kur humbasin thonë ‘fitorja jonë është në kutitë e votimit’. Është një justifikim që me shumë gjasë edhe doktori do ta përdorë me 14 maj për të justifikuar që nga 61 bashki nuk do të marrë jo 50 por shumë më pak se 30.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!