MENU
klinika

U vra 2 muaj më parë pas sherrit me Altin Rexhën

Si u ekzekutua me plumb në kokë vëllai i Edmond Gosës

22.05.2023 - 09:40

Arian Gosa, 48 vjeç, ka humbur jetën teksa një person e ka qëlluar me plumb në kokë. Viktima ka qenë i shoqëruar me të atin e tij, Osmanin dhe kanë qenë të ulur në një tavolinë të një lokali disa metra larg qendrës, por në rrugën kryesore.

Autori, sipas të dhënave është larguar në këmbë, ndërkohë që askush nuk di të thotë nëse ka qenë i maskuar apo jo. Policia e Shtetit i tha “Panoramës” mbrëmë se në kafenenë ku ishin babë e bir nuk kishte kamera dhe nuk ka qenë i pranishëm asnjë klient tjetër në lokal, për të dëshmuar mbi pamjen vizive të vrasësit. Po ashtu, të njëjtat burime zyrtare bënë me dije se lokali ku ishin baba e bir nuk kishte kamera, e për pasojë nuk gjendet asnjë pamje filmike ku mund të fiksohet ndonjë person i dyshuar. Menjëherë është vënë në lëvizje Policia, por duke u fokusuar në pistën e hakmarrjes, ata kanë organizuar kontrolle nëpër banesat ku dyshohet se mund të jetë strehuar edhe personi që i mori jetën Gosës.

Konkretisht, bëhet me dije se janë dy familje, të cilat në kohë të ndryshme, nga konflikte të ndryshme kanë humbur njerëzit e tyre në përplasjen me djemtë e familjes Gosa. Policia iu referohet dy ngjarjeve, me tre të vdekur, ku njëri nga viktimat ka qenë vëllai i vogël i viktimës së djeshme, për të gjetur edhe autorin dhe shkaqet e vrasjes së 48-vjeçarit. Në ndihmë të Policisë së Kavajës mësohet se kanë shkuar grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat kanë marrë në dorë situatën e kontrolleve të banesave dhe të objekteve ku dyshohet që mund të jetë fshehur autori i vrasjes.

E vetmja shpresë për të hedhur dritë mbi pamjen vizive të autorit të krimit ishte vetëm babai i viktimës, Osman Gosa, i cili për orë me radhë nuk ka mundur të tregojë asnjë detaj të vlefshëm në lidhje me pamjen e jashtme të personit që i mori jetën djalit të tij në tavolinën ku po pinin kafe. Por rreth orës 22.00 policia ka bërë me dije se ka shpallur në kërkim një person, i cili dyshohet si autori i atij krimi. Bëhet fjalë për Habib Rexhën, vëllai i Altin Rexhës që u masakrua me thika nga vëllai i viktimës së djeshme.

SHERRI QË SOLLI VRASJEN BRUTALE
Me 31 mars, sërish Kavaja do të tronditej nga një ngjarje brutale, teksa u tha se motive ishin banale. Një grindje e hershme ishte mbartur mes Edmond Gosës, vëllait të viktimës së djeshme dhe një personi me origjinë nga Kukësi, duke shënuar kështu një ngjarje të përgjakshme ku të dy personat e përfshirë në sherr humbën jetën. Gosa e sulmoi me thikë fqinjin e tij teksa mbante për dore edhe fëmijën e tij të mitur duke e plagosur rëndë, teksa ky i fundit nxori armën dhe i mori jetën agresorit të tij. Më pas, kuksiani humbi jetën në spital dhe policia e la ngjarjen po aty, në atë vendngjarje të përgjakshme me dy të vdekur. Kështu, Policia pretendon se shkak i vrasjes dyshohet se është hakmarrja, pasi i vëllai i Arianit, Edmond Gosa, u vra në muajin mars të këtij viti gjatë një konflikti banal me Altin Rexhën

NGJARJA
Gosa që ka plagosur fillimisht me thikë Rexhën dhe më pas ky i fundit i është kundërpërgjigjur me armë. Altin Rexha, i cili ka ndryshuar emrin në SaliRexha, ka qenë me një fëmijë përdore në momentin e konfliktit. Gjithashtu edhe Edmond Gosa e kishte ndryshuar emrin në Armand Gosa. Ky i fundit, njihej si person problematik në qytet, i dënuar më parë për plagosjen e rëndë të GentianGjuzit. Ngjarja ndodhi pas një konflikti të nisur më parë, ndërsa më 29 mars janë takuar “për t’u sqaruar”.”Pse me sheh ashtu”, e pyeti Armand Gosa personin me të cilin sa herë takohej e thoshte ‘malok ikni nga keni ardhur’. Fqinja e Rexhës tregoi momentin, kur djali pa të atin të gjakosur në mes të rrugës.Gosa nga Kavaja nuk dihet pse kishte inate me Rexhën nga Kukësi. Dhe sipas tij asnjë verior nuk kishte punë në Kavajë. Më 29 maj pasdite të dy u takuan rastësisht në një lokal. Mjaftuan vetëm 3 minuta që debati të përfundonte tragjikisht. Pranë lokalit Saliu kishte shtëpinë me qira, kurse Gosa nuk jetonte fare aty.

VRASJA E GENTIAN GJUZIT SIPAS PROKURORISË
Më datë 20.11.2012, ora 09.45 minuta në Lagjen nr.2, Kavajë, dy vëllezërit Arian Gosa dhe Armand Gosa, pas një grindjeje që njeri prej tyre dhe pikërisht i arrestuari Arian Gosa kishte pasur një ditë më parë me të dëmtuarin Gentian Gjuzi për motive të dobëta rrugaçërie, janë konfrontuar përsëri me këtë shtetas, në momentin kur ai po dilte nga dyqani i shtetasit Julian Karriqi. Në grindje e sipër, sipas deklarimeve të dëshmitarëve okular, të dy vëllezërit Arian dhe Armand Gosa kanë nxjerrë të dy nga një thikë nga xhepat e xhupave të tyre dhe me to kanë goditur të dëmtuarin Gentian Gjuzi në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën.

Këtë të fundit e kanë kanë transportuar në gjendje të rëndë për trajtim mjekësor të specializuar në Spitalin Qendror Ushtarak Tiranë, ku është shtruar menjëherë në reanimacion, ku kaqëndruar i shtruar. Sipas kallëzimit të shtetasit Julian Karriqi, vëllezërit Arian dhe Armand Gosa janë konfrontuar më pas edhe me të duke e goditur dhe janë larguar nga vendngjarja, duke lënë aty edhe njërën nga thikat, të thyer. Nga hetimi rezultoi se shtetasi Mentor Gjuzi më datë 20.11.2012 rreth orës 09.45 ka qenë në qendër të qytetit të Kavajës te pika e “Vodafone” dhe pak më tej ka parë të ulur në një kafe të pandehurit Arian dhe Armand Gosa të cilët, kanë qenë ulur te kafe “Paskuci” jashtë lokalit dhe pas një debate me ta është goditur nga të dy vëllezërit më mjete të forta dhe ka rënë pa ndjenja për tokë.

Nga deklarimet e dëshmitarëve okularë në vendngjarje, sipas deklarimit te shtetasit Qemal Karriqi, i cili ndër të tjera ka thënë se djali i tij Julian Karriqi ka një dyqan në Kavajë në lagjen 2, ku shet aparatura të “Digitalb”, por dhe karta “Vodafone” ku ngjitur është një dyqan vodafon. Rreth orës 10:00 Qemali po vinte nga shtëpia për te dyqani i djalit dhe kur afrohet aty, në dyqan, ka parë Mentor Gjuzin, i cili kishte mbushur një kartë “Vodafone” brenda në dyqan, u përshëndetën, ai ishte vetëm dhe makinën e kishte lenë në anë të rrugës kryesore në krah të dyqanit.

Në dyqan shërbente Juliani, djali i Qemalit. Sapo doli jashtë Mentori (Gentiani), në krahun tjetër të rrugës ishin vëllezërit Arian dhe Edmond (Armand) Gosa, të dy këta kanë ardhur me shpejtësi në drejtim të Mentorit dhe pasi i janë afruar kanë filluar ta qëllojnë me thika dhe Mentori ka renë në tokë duke bërtitur e kërkuar ndihmë. Jemi futur për t’i ndarë, unë krushku im Ilirjan Kadiu dhe djali im Juliani dhe të tjerë. Pastaj Juliani kërkoi ndihmë për ta çuar në spital Mentorin por makinat nuk ndalonin. Juliani mori makinën e tij dhe e transportoi në Spitalin e Kavajës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin